LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Toni Kroos, Real Madridi tanimë ka marrë një vendim për gjermanin

E ardhmja e Toni Kroos, Real Madridi tanimë ka marrë një vendim për gjermanin

Toni Kroos është një çështje te Real Madridi, pasi është futur në vitin e fundit të kontratës.

Mesfushori gjerman është futur në vitin e tij të 10-të si futbollist i Los Blancos ku ka qenë ndër lojtarët kryesorë në këtë periudhë.


Megjithatë kontrata e tij është në përfundim dhe te Real Madridi kanë marrë vendim sa i përket të ardhmes së gjermanit.

“Gjithçka sillet rreth parave”, Kroos godet përsëri Arabinë Saudite
Lexo po ashtu “Gjithçka sillet rreth parave”, Kroos godet përsëri Arabinë Saudite

Bordi i Real Madrid tashmë i ka ofruar Toni Kroos mundësinë për të zgjatur qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu edhe për një vit.

Ashtu si muaj më parë, lojtari do të duhet të rishikojë nëse do të rinovojë apo do të përfundojë karrierën e tij.

33-vjeçari nuk e ka ndërmend të transferohet në ndonjë skuadër tjetër, përkundër se ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.

Kroos e kishte bërë të qartë mëherët se do të pensionohet në Real Madrid dhe kjo do të mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodh në vitin 2024 apo 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori