Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka shënuar gol në sfidën ndaj Baltika Kaliningradit, që po zhvillohet në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit rus.
Po luhej vetëm minuta e shtatë e takimit, kur Daku pranoi një pasim mjaft të mirë nga bashkëlojtari i tij, Igor Vujacic dhe nuk gaboi përballë portierit vendas për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Ky ishte goli i katërt i Dakut me fanellën e Rubin Kazanit këtë sezon, teksa ka edhe një asistim.
⚽ Mirlind Daku scores a goal. pic.twitter.com/HOmYNve0pJ
— Albanian Football 🇦🇱 (@Albaniafooty_EN) December 10, 2023
Kujtojmë se ky është sezoni debutues i Dakut në Rusi, pas transferimit nga ekipi kroat Osijek për shumën e 1 milionë eurove.
Daku në shtator të këtij viti kishte bërë debutimin me kombëtaren e Shqipërisë, ku në pesë ndeshje të zhvilluara ka shënuar 1 gol./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251