LAJMI I FUNDIT:

Manchester City fiton me rikthim rezultati në udhëtim ndaj Luton Town

Manchester City fiton me rikthim rezultati në udhëtim ndaj Luton Town

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj ekipit të sapopromovuar në Ligën Premier, Luton Toën në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen duke kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe duke pasur më shumë mundësi për të shënuar.


Ata patën dy raste me Phil Foden dhe një me Julian Alvarez, por që porta e vendasve mbeti e paprekur.

Luton gjeti avantazhin në minutën e 47-të, ku autor i golit ishte Elijah Adebayo i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Andres Townsend.

“Qytetarët” intensifikuan përpjekjet për të gjetur golin në pjesën e dytë dhe rastin e parë serioz e patën në minutën e 60-të, kur gjuajtjen precize të Ruben Dias e ndali shtylla.

City e gjeti më në fund golin në minutën e 62-të me Bernardo Silvan i cili u gjend mjaft mirë në zonë për të shfrytëzuar një top të kthyer brenda zonës dhe për të mposhur me lehtësi portierin vendas për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 66-të, mysafirët shënuan golin e avantazhit me anë të Jack Grealish i cili u tregua i saktë para portës për 2-1.

Goli fillimisht u anulua për shkak të dyshimit për prekje me dorë, por pas rishikimit nga dhoma e VAR-it goli u pranua.

Kjo ishte fitorja e parë për të besuarit e Guardiolës pasi paraprakisht kishin dy ndeshje pa fitore në kampionat.

Me këto tri pikë, City tani pozicionohet në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, katër më pak se lideri Arsenali që ka 37 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore