Qentë endacakë bëhen sërish shkak për alarm në rrugët e Pejës, kjo pasi dy persona janë sulmuar nga një tufë qensh në oborrin e një ndërtese në rrugën “Lekë Dukagjini”.
Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet shqetësuese janë bërë publike nga media lokale Peja Fokus.
Në videon e bërë publike, shihet i mituri teksa përpiqet të mbrohet nga katër qentë endacak, të cilët e kanë sulmuar papritur.
Ky incident rrit shqetësimin lidhur me praninë dhe agresivitetin e qenve në zonë, duke u bërë shkak për frikë te banorët e zonës.
Vetëm një ditë më parë, një ngjarje tjetër e ngjashme ndodhi në të njëjtin vend, ku një vajzë u sulmua dhe si pasojë pësoi lëndime trupore. Shërbimi i ambulancës erdhi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të transportuar të kënduarën në spital. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251