LAJMI I FUNDIT:

Norvegjezi thyen rekordin botëror në hedhjen e rrezikshme në det, nga 40.5 metra ia mësyn ujërave të ngrira

Norvegjezi thyen rekordin botëror në hedhjen e rrezikshme në det, nga 40.5 metra ia mësyn ujërave të ngrira

Norvegjezi Ken Stornes ka thyer rekordin botëror të librit Guiness në të ashtuquajturin “kërcimin e vdekjes”, kurse pamjet e hedhjes në ujë e ka ndarë me mbi 600 mijë ndjekës në Instagram.

Ken ka thyer rekordin botërore për hedhjen më të lartë, duke arritur të hidhet në detin e ngrirë nga një lartësi prej 40.5 metra, transmeton Telegrafi.


Në video shihet sesi Ken fillimisht gjuan një guri në det, e më pas hidhet edhe vet duke mbajtur duart e hapura siç edhe e kërkojnë rregullat për këtë disiplinë të rrezikshme.

“Si ke mbetur gjallë? Kjo është sikur kur përplasesh në beton”, ka shkruar një mik, kurse tjetri tha: “A ka qenë e dhimbshme? Seriozisht të pyes”.

Ndryshe, kërcënimi i vdekjes është një prej hedhje më ekstreme në stilin e lirë që nga viti 1972, që e shpiku norvegjezi Erling Bruno Hovden, kitaristi që humbi jetën në një aksident trafiku. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Ken Stornes (@kenstornes)