LAJMI I FUNDIT:

Rama del me një propozim për faljen e tatimit në pronë, kërkon nga asamblistët që ta miratojnë

Rama del me një propozim për faljen e tatimit në pronë, kërkon nga asamblistët që ta miratojnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një propozim për faljen e tatimit në pronë pasi Gjykata Kushtetuese ditë më parë mori vendim sa i përket kësaj cështjeje.

Rama ka propozuar që çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro të falet.


Falja e borxhit për tatimin në pronë – Komuna e Prishtinës pritet të merr vendim të enjten
Lexo po ashtu Falja e borxhit për tatimin në pronë – Komuna e Prishtinës pritet të merr vendim të enjten

“Pra, nëse një pronë ka pasur tatimin 50 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 70 euro, atëherë falja do të jetë 20 euro. Nëse një pronë ka pasur tatimin 120 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 300 euro, atëherë falja do të jetë 100 euro”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, ky propozim do t’u ndihmojë të gjithë qytetarëve të Prishtinës, dhe nuk do të dëmtojë qëndrueshmërinë buxhetore të Kryeqytetit.

“Njëherësh, nuk do të cenojë mundësinë e zhvillimit dhe transformimit të mirëfilltë të Kryeqytetit për të mirën e të gjithëve, prandaj lus secilin asamblist, pa dallim, që në seancën e radhës të votojë PËR! Formula e propozuar: ‘=IF(C5-B5>0,IF(C5-B5>100,100,C5-B5),0)”.

Ndryshe sipas vendimit të Kushtetueses, komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

E tashmë disa prej komunave kanë marrë vendim për të falur borxhin për tatimin në pronë.

Ndërkaq Komuna e Prishtinës, ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kësaj çështje.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati ka thënë për Telegrafin, se vendimi pritet të merret në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal që do të mbahet të enjten, më 7 dhjetor.

“Për faljen e borxhit të tatimit në pronë duhet të mirret vendim nga Kuvendi Komunal, rrjedhimisht Kryeqyteti ka caktuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 7.12.2023 ku pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm “Propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023.””, ka deklaruar Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori