LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi që dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij në Prishtinë

Arrestohet personi që dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar E.B të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit të tij, para dy ditësh në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.


“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, njoftoi Ahmeti.

Vrasja e rëndë, dhëndri theri me thikë vjehrrin në Prishtinë
Lexo po ashtu Vrasja e rëndë, dhëndri theri me thikë vjehrrin në Prishtinë

Ndryshe, një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku një person ka therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin) në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur t’i përballoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. /Telegrafi/