LAJMI I FUNDIT:

Pagoi rrymën në Shtërpcë me nga 2 euro false, konfiskohen 500 monedha

Pagoi rrymën në Shtërpcë me nga 2 euro false, konfiskohen 500 monedha

Një zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient me inicialet G.I, i moshës 48 vjeçare ka kryer pagesë për shpenzimin e energjisë elektrike, ku gjatë numërimit kanë dal 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:50, në Shtërpcë.

Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.


“Më datën 30.11.2023 rreth orës 13:50 policia në Shtërpcë ka pranuar një informacion nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), dega në Shtërpcë, se një person ka sjellë monedha metalike të dyshuara si të falsifikuara, 500 monedha nga 2 euro (njëmijë euro) për të paguar faturën e energjisë elektrike.

Policët hetues të stacionit në Shtërpcë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personin G.I (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedura tjera hetimore, ndërsa monedhat e metalta janë konfiskuar.

Rasti është cilësuar ‘Falsifikim i parasë’. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori