Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), takimet e kryesisë është duke i zhvilluar në degët e saj nëpër komunat e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ka një kohë që takimet e kryesisë së Aleancës i zhvillojmë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Kësaj here u mblodhëm në Ferizaj, ku nikoqir ishte z. Xhavit Zariqi, kryetari i degës sonë, një qytet tepër i rëndësishëm për vendin, nga ku nisën shumë procese të rëndësishme historike e tani është kthyer në qendër të rëndësishme ekonomike”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Aleanca po forcohet dhe kjo nënkupton edhe forcim të shtetit të Kosovës.
“Në takim u diskutua për gjendjen organizative dhe aktivitetet politike në terren në degët e AAK-së, me theks të veçantë në degët; Ferizaj, Viti, Lipjan, Kaçanik, Shtime dhe Han i Elezit. Raportimi nga degët dhe diskutimi i hapur vërteton qëndrushmërinë tonë politike dhe fuqinë organizative të veprimit tonë politik”.
“Gjatë diskutimit u konstatua që Aleanca është duke kaluar në një momentum të shkëlqyeshëm të organizimit strukturor, në të cilën po shihet një energji dhe përkushtim më i fuqishëm se kurrë më parë. Forcimi i Aleancës është forcimi i shtetit të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKu dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës