LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat

Gareth Southgate, trajner i Anglisë, ishte viktimë e një mashtrimi në të cilin humbi miliona euro.

Përzgjedhësi anglez iu bashkua kështu listës së viktimave të agjentit Terry Byrne, ku ndër të tjera bëjnë pjesë edhe Joe Cole dhe Glenn Hoddle.


Terry Byrne është themeluesi i agjencisë Round World Group, e cila përfaqëson yjet e mëdhenj të futbollit, madje në një moment ai përfaqësoi edhe të madhin Pele.

Meqenëse paratë e fituara nga klientët e Byrne shkonin fillimisht në llogaritë e agjencisë, ai vendosi të shpenzonte një shumë të madhe, rreth 30 milionë euro, për të blerë një pronë luksoze në qendër të Londrës pa lejen e klientëve, por gjithçka rezultoi një dështim i plotë, sepse kompania “varrosi veten” në borxhe dhe falimentoi.

Southgate kaloi muaj duke u përpjekur t’i kthente paratë e tij, por pa sukses.

Përzgjedhësi anglez i përdor shërbimet e Byrne që nga viti 2016, kur ishte selektor i kombëtares së Anglisë.

Për të bërë gjithçka krejtësisht absurde, siç raporton Daily Mail, Gareth Southgate qëndroi në marrëdhënie të mira me Terry Byrne, por, me shumë mundësi, bashkëpunimi mes të dyve do të përfundojë si rezultat i gjestit që ka bërë agjenti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sergio Ramos do t'i bashkohet një ekipi që ende nuk ekziston

Sergio Ramos do t'i bashkohet një ekipi që ende nuk ekziston

Ligat tjera
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
U akuzua se dërgoi vëllain për të luajtur në vend të tij, ish-lojtari i Barcelonës thyen heshtjen

U akuzua se dërgoi vëllain për të luajtur në vend të tij, ish-lojtari i Barcelonës thyen heshtjen

Ndërkombëtare
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t'i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t'i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Premier League
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Kalo në kategori