LAJMI I FUNDIT:

Hapet zyra e Unionit të Bizneseve shqiptaro – gjermane në Kosovë

Hapet zyra e Unionit të Bizneseve shqiptaro – gjermane në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është hapur zyra e Unionit të Bizneseve shqiptaro – gjermane në Kosovë.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se si person që vjen nga diaspora e kupton nevojën, dëshirën e dashurinë e biznesmenëve shqiptar që veprojnë në Gjermani.

“Gëzuar për Hapjen e Zyres së Unionit të Bizneseve Shqiptaro -Gjermane në Kosovë!


Unë si kryetar i Kryeqytetit vi nga diaspora dhe e kuptoj thellësisht nevojën, dëshirën e dashurinë e biznesmenëve shqiptar që veprojnë në Gjermani, e që kanë për zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, nuk është koha vetëm të japin, por është koha që diaspora të bashkë krijojë me Prishtinën, Kosovën, Shqipërinë e gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Këtë më së miri mund ta bëjmë përmes zyrës të Unionit të Bizneseve Shqiptaro – Gjermane. Ky shekull, është shekulli i shqiptarëve”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Ndryshe lidhur me këtë ka shkruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shumë të rinj e te reja shqiptarë që dikur u detyruan ta lëshojnë atdheun për shkak të kohërave të vështira, i’u përveshën punës e u bënë të zotë.

“Sot ne Gjemani janë dhjetëra biznese të suksesshme, ku kanë arritur që në bashkëveprim të rrisin potencialin e tyre në tregun gjerman e më gjerë por edhe të ndihmojnë ekonominë e Kosovës përmes projekteve të ndryshme.

Sot, së bashku me kolegët Ardian Gjini dhe Ukë Blakaj u pritëm nga Kryesia e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, kryesuar nga kryetari Nazmi Viqa, dhe po ashtu nga Kryetari i Nderit i këtij unioni, Lazim Destani”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu i pari i AAK-së, ka thënë se: “Hapja e zyrës se Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë është një moment krenarie. Një mundësi e mirë për zgjerimin e veprimtarisë së tyre në favor të zhvillimit dhe shtritjes së bizneseve të diasporës në vendlindje dhe bashkëpunimit ekonomik me kompanitë e Kosovës, një moment jetik për hapjen e vendeve të punës dhe qëndrimin e të rinjve në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori