LAJMI I FUNDIT:

Tirana vishet kuqezi, Veliaj: Më 28 Nëntor parada në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Tirana vishet kuqezi, Veliaj: Më 28 Nëntor parada në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur gjigant kuqezi me rastin kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur kuqezi që valëvitet në dritaret e tyre.


Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen paradës kuqezi më 28 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Mirëmëngjesi nga Tirana e veshur kuqezi! Shihemi më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ora 11:00. Parada kuqezi 2023”, shkruan Veliaj. /Telegrafi/