Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se vizita e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, tregon për seriozitetin e situatës në Ballkan.
Ai ka thënë se Serbia mund t`ia mësyjë Kosovës vetëm nëse ka konflikt të gjerë në Ballkan.
“Serbia nuk e ka fuqinë, sidomos ushtarake, Serbia ka një ushtri të dështuar, që ka pasuar disfata në të gjitha luftërat, e ka të demoralizume, e ka një ushtri që populli i vet nuk i beson dhe nënçmon. E ka kuadrin, i ka oficer të vjetër të ish-Jugosllavisë që i kanë humbur të gjitha luftëra në Ballkan”, tha ai.
Çeku ka folur edhe për marrëdhëniet me Rusinë, që i ka Serbia duke përmendur se Rusia u dërgon detyre serbëve.
“Jo vetëm porosi, por ka detyrë. Kanë asi raporte Serbia, që Rusia sot është në gjendje t’i jep detyra Serbisë dhe fillimisht serbëve të Bosnjës. Unë pres që problemi kryesor të ndodh tek serbët e Bosnjës. Ai Dodiku i tyre është i prirë dhe është i detyruar prej Rusisë, të shkaktojë probleme”, tha ai, për RTK.
Sipas tij, misioni i forcave paqeruajtëse ka një rol tjetër në krahasim me Kosovën.
Ai tha se vetëm serbët u kanë mbetur aleatët të rusëve dhe nuk ka asnjë komb tjetër në Ballkan.
“Rusia është shumë prezentë në Serbia, Rusia nuk e lëshon Serbinë. Ata e kanë ndërtuar një narrativë, një mision, që kjo gjeneratë e politikanëve që është aktuale, duhet të ndërtojnë Botën Serbe, që të behën bashkë të gjitha vendet ku ka serbë, përfshirë edhe Kosovën edhe Malin e Zi. Elementi rusi është përfshirë shumë në Serbi, në Shërbimin Sekret, në politikëbërje, në politikë të jashtme”, tha ai.
Ai ka thënë se Serbia ka pasur dorë në sulmin terrorist më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
”Normal që Serbia ka pasur dorë në këtë sulm, kanë dështuar dhe ne i kemi mundur. Sigurisht që bëjnë përpjekje që të koordinohen që të përgatiten më mirë dhe ta gjejnë momentin më të volitshëm. Unë nuk pres që ata do të ndalen. Ne duhet të dërgojmë mesazhe që gjithnjë jemi më të fortë e më të përgatitur”, tha Çeku.
Sipas tij, Kosova të jetë më shumë prezentë në veri. Çeku kërkon nga Kosova se duhet të jetë vigjilente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker