LAJMI I FUNDIT:

Tronditet NBA nga një skandal seksual pasi një e mitur publikoi foto me yllin e basketbollit

Tronditet NBA nga një skandal seksual pasi një e mitur publikoi foto me yllin e basketbollit

Një nga talentet më të mëdhenj të NBA-së, Josh Giddey është në qendër të një skandali pasi u shfaq një foto e tij me një adoleshente teksa ishin të zhveshur në dush.

Çështja u përkeqësua nga mesazhi bashkëngjitur fotos, ku e mitura thotë se ka krye marrëdhënie seksuale me yllin e Oklahoma City Thunder.


Edhe pse emri i vajzës nuk dihet, dihet se ajo gjimnaziste dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të thotë klasë e 11-të, apo 16 apo 17 vjeçe.

Fitoi 61 milionë dollarë në karrierën e tij në NBA, ndërsa mbeti më pas vetëm me 3,000 - rrëfimi tronditës i Joe Smith
Lexo po ashtu Fitoi 61 milionë dollarë në karrierën e tij në NBA, ndërsa mbeti më pas vetëm me 3,000 - rrëfimi tronditës i Joe Smith

Nuk ka munguar edhe një video e basketbollistit australian që i drejtohet vëllait të të dashurës së tij dhe i uron fat në ndeshjen e ardhshme.

“Do të vijmë të të shikojmë”, i tha Giddy, i cili sapo të vinte në ligë duhej të njihej me ligjin amerikan dhe rregullat e brendshme të ligës, ndaj pritet reagimi i Oklahomës dhe drejtuesve të ligës. Sa për ta kujtuar, Giddy ka lindur në Melburn në vitin 2001, dhe ishte si “zgjedhja” e gjashtë në draftin e NBA.

Ai u bë më i riu ndonjëherë që regjistroi një performancë triple-double dhe ishte lojtari më i mirë i ri i muajit katër herë radhazi. /Telegrafi/

https://twitter.com/wstgoat7/status/1727608780777456070?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1727608780777456070%7Ctwgr%5E16ced354e95f7fe9ae48509e28817e0e4a78e770%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fsport%2Fkosarka%2Fnba-trese-seks-skandal-nakon-sto-je-maloljetnica-objavila-fotografiju-sa-zvijezdom%2F231123122