LAJMI I FUNDIT:

E detyruan viktimën të paguante para me fajde në vlerë mbi 160 mijë euro – arrestohen katër persona në Ferizaj

E detyruan viktimën të paguante para me fajde në vlerë mbi 160 mijë euro – arrestohen katër persona në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan ka zhvilluar një operacionin policor në katër lokacione në Ferizaj, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

“Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: 2 armë (pistoleta), 4 karikator, 2 pushkë gjuetie, 95 fishekë, 5 telefona mobilë, 2600 euro, shënime/evidenca, kontrata dhe marrëveshje që dyshohen se lidhen me veprën penale.


Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori