LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i përditshëm i këtyre pijeve mund ta rritë rrezikun e demencës dhe goditjes në tru

Konsumimi i përditshëm i këtyre pijeve mund ta rritë rrezikun e demencës dhe goditjes në tru
(Foto: Pexels)

Pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave në përgjithësi, përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe ngjyrash artificiale, të cilat mund të kenë një efekt të keq në shëndetin tonë. Megjithatë, edhe pijet dietike nuk janë alternativa më të mira për shëndetin dhe zhvillimin e sistemit nervor.

Gjegjësisht, të dhënat klinike treguan se njerëzit që konsumojnë më shpesh pije të ëmbla, si pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave, kanë më shumë gjasa të kenë memorie më të dobët, vëllim më të vogël total të trurit dhe vëllim më të vogël të hipokampusit, një zonë e rëndësishme për kujtesën.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se njerëzit që pinin pije të gazuara dietike çdo ditë, kishin pothuajse tri herë më shumë gjasa për të zhvilluar goditje në tru dhe demencë në krahasim me ata që nuk konsumonin pije të tilla.


Plakja e trurit dhe zhvillimi i demencës, përpiquni ta parandaloni rrezikun
Lexo po ashtu Plakja e trurit dhe zhvillimi i demencës, përpiquni ta parandaloni rrezikun

“Hulumtimet tona sugjerojnë një lidhje midis konsumimit më të madh të pijeve me sheqer dhe atrofisë së trurit, duke përfshirë vëllimin më të vogël të trurit dhe kujtesën më të dobët”, ka shpjeguar Dr. Matthew Pase – njëri nga autorët e studimit.

“Ne zbuluam gjithashtu se njerëzit që pinin pije të gazuara diete çdo ditë kishin pothuajse tri herë më shumë gjasa për të zhvilluar goditje në tru dhe demencë. Kjo përfshinte një rrezik më të lartë për goditje në tru (ku enët e gjakut në tru bllokohen), por edhe për sëmundjen Alzheimeri, forma më e shpeshtë e demencës”, ka shtuar Pase lidhur me të dhënat që janë publikuar në revistën Alzheimer’s & Dementia dhe revistën Stroke.

Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave
Lexo po ashtu Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave

Është e ditur se sheqeri i tepërt ka efekte negativ në shëndet. Pijet freskuese dietike shpesh reklamohen si një alternativë më e shëndetshme ndaj lëngjeve të rregullta. Megjithatë, konsumimi i sheqerit dhe i pijeve artificialisht të ëmbëltuara, shoqërohet me faktorë rreziku kardiometabolik, duke rritur rrezikun e sëmundjeve vaskulare dhe demencës.

Edhe pse studiuesit sugjerojnë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm me konsumimin e rregullt të pijeve të gazuara dietike ose pijeve me sheqer, është shumë herët të thuhet se vëzhgimet e tyre përfaqësojnë shkakun dhe pasojën. Nevojiten shumë studime tjera për të shqyrtuar nëse ëmbëlsuesit artificialë shkaktojnë efekte të padëshiruara në tru. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori