LAJMI I FUNDIT:

Plakja e trurit dhe zhvillimi i demencës, përpiquni ta parandaloni rrezikun

Plakja e trurit dhe zhvillimi i demencës, përpiquni ta parandaloni rrezikun
(Foto: Pexels)

Sëmundja e demencës është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin. Prek trurin dhe dëmton kujtesën, duke ndikuar në kthjelltësinë dhe jetën e përditshme.

Sipas mjekëve një person me demencë përjeton një lloj “plakje të trurit”. Sot në botë numërohen rreth 50 milionë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa rreth 10 milionë raste të reja zbulohen çdo vit.


Nisur nga kjo përhapje e madhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me gjëra që mund të bëni për t’a parandaluar.

Në këtë artikull, AgroWeb.org ju shpjegon disa mënyra se si mund të përpiqeni ta parandaloni dhe të ulni shanset e prekjes nga demenca.

Një shenjë e fazës së hershme të demencës mund të zbulohet gjatë dushit
Lexo po ashtu Një shenjë e fazës së hershme të demencës mund të zbulohet gjatë dushit

Parandalimi i rrezikut

Ekspertët thonë se ka disa mënyra specifike se si mund të parandalohen sëmundjet e kujtesës si demenca apo Alzhaimeri. Sipas mjekëve, këto mënyra janë të lidhura ngushtë me zgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetën e përditshme.

Një jetesë e shëndetshme duke filluar që nga ushqimi e deri tek aktiviteti fizik janë thelbësore në uljen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundje.

Më poshtë në këtë shkrim do të gjeni të specifikuar rrugën e duhur që duhet të ndiqni për të mbrojtur shëndetin e trurit tuaj.

Çfarë duhet të konsumoni

Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar luan një rol kyç në parandalimin e shumë sëmundjeve. Duke filluar që nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo sëmundjet kancerogjene mund të evitohen nga ushqyerja e shëndetshme.

Vlerat e të ushqyerit saktë dhe shëndetshëm ndikojnë dhe ndihmojnë edhe shëndetin e mirë të trurit. Ekspertët rekomandojnë çdo ushqim që është i mirë për zemrën ka efekt të njëjtë edhe në tru.

Ndër dietat më me vlera është edhe dieta mesdhetare, e cila është e pasur në perime, bulmet, vaj ulliri, peshk dhe mish të bardhë.

Kjo dietë përmban vitamina dhe minerale të shumta që njihen si parandaluese të problemeve neurologjike dhe përmirësimit të tyre.

Për shkak se nuk përmban shumë yndyra të këqija, është e pasur me omega-3, acide yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantë.

Një shenjë e pazakontë mund t’ju ndihmojë të zbuloni fazat e hershme të demencës
Lexo po ashtu Një shenjë e pazakontë mund t’ju ndihmojë të zbuloni fazat e hershme të demencës

Ushtrimet fizike

Ekspertët thonë ushtrohuni rregullisht. Aktiviteti fizik do të përmirësojë shëndetin e trurit tuaj ndjeshëm edhe me kalimin e moshës.

Një studim i vitit 2009 tregoi se personat që ushtrojnë rregullisht kanë më pak probleme kognitive. Këtu përfshihet reduktimi i problemeve që vijnë nga lloje të demencës, ku bën pjesë edhe sëmundja Alzhaimer.

Mjekët rekomandojnë një regjim gradual e të shëndetshëm edhe në stërvitje duke e filluar me ecje të lehta. Ndër vite ky aktivitet fizik mund të evoluojë teksa ju ndiheni më të fortë dhe më të gatshëm për ta përballuar.

Duhani një kërcënim

Besohet se duhani rrit rrezikun e shfaqjes së demencës. Veçanërisht te personat e moshuar mbi 60 vjet, ky rrezik bëhet konkret nëse e ushqeni trupin me nikotinë.

Mjekët në këtë pikë rekomandojnë të hiqni dorë sa më shpejt nga duhani, pasi efektet e tij në tru dhe në organizëm janë të pariparueshme.

Jini sa më social

Ndonëse nuk ka ndonjë studim të qartë për këtë mjekët rekomandojnë që të jeni sa më social gjatë përditshmërisë tuaj.

Izolimi social mund të sjellë sëmundje, si depresioni, ankthi dhe dëmtime të trurit si pasojë e prekjes nga demenca. Nëse mbani kontakte të vazhdueshme me njerëz gjatë ditës sistemi juaj nervor do të jetë më i shëndetshëm.

Këtë stil jetese mund ta bëni tuajin duke filluar nga që nga sot. Në këtë mënyrë truri juaj do të funksionojë sa më mirë dhe do të rigjenerojë vetveten.

Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave
Lexo po ashtu Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori