LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kurti po na cilëson tradhtarë, nëse i ndodh diçka dikujt të LDK-së përgjegjësia është e tij

Abdixhiku: Kurti po na cilëson tradhtarë, nëse i ndodh diçka dikujt të LDK-së përgjegjësia është e tij

Analisti Ylli Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, e vuri në diskutim deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku ku i ishte drejtuar kryeministrit Albin Kurti se të bashkuar do të mund të kishin bërë më shumë në dialog.

Por Abdixhiku thotë se Kurti e ka hedhur poshtë bashkëpunimin me partitë tjera në dialog duke i etiketuar këta të fundit si tradhtarë.

“Jam i brengosur për fatin e vendit tim dhe fatin e vendit ku do të rriten fëmijët e mijë dhe tuaj, kjo është brenga ime. Por tani keni parasysh se përballë kam një njeri që vjen të raportojë në Kuvend dhe thotë që Vuçiq po ju kërkon juve. E tani kur Vuçiq të kërkon ty, të bën që ti je tradhtar, e për tradhtarët ka një alternativë, e që nuk është bashkëpunimi më së paku”, ka deklaruar i pari i LDK-së.


Abdixhiku: Me analizimin e rastit të dy Gjermanive e kuptova që Kurti nuk e ka idenë për dialog
Lexo po ashtu Abdixhiku: Me analizimin e rastit të dy Gjermanive e kuptova që Kurti nuk e ka idenë për dialog

“Tani ne fillimisht duhet të shkojmë në shtëpi të ju themi fëmijëve që ne për besë nuk jemi me Serbinë teksa kthehen prej shkollave. Kjo është gjuhë e ndytë politike e një njeriu të humbur në hapësirë, i cili dëshiron të nxitë urrejtje e polarizim të shoqërisë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku është shprehur se nëse një anëtari të LDK-së i ndodhë diçka si pasojë e kësaj gjuhe, atëherë përgjegjësia duhet të kërkohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti po atakon gjithë deputetët e gjithë strukturat politikë të LDK-së si tradhtarë. Si kryetar i LDK-së që jam nëse i ndodh diçka ndonjë njeriu të LDK-së për shkak të një gjuhe të tillë politike linçuese, përgjegjësinë duhet ta kërkoni vetëm te kryeministri i Kosovës”, ka deklaruar tutje kryetari i LDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori