ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë.

Siç njofton policia, një person ka rrahur gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas.


"Është arrestuar i dyshuari për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje"./Telegrafi/