LAJMI I FUNDIT:

“Ulni kërkesat për lojtarin, ose nuk do ta aktivizojmë deri në fund të sezonit” – Galatasaray trondit gjigantin gjerman për mbrojtësin spanjoll

“Ulni kërkesat për lojtarin, ose nuk do ta aktivizojmë deri në fund të sezonit” – Galatasaray trondit gjigantin gjerman për mbrojtësin spanjoll

Angelino është huazuar te Galatasaray këtë edicion nga RB Leipzig dhe e ka nisur për mrekulli aventurën në futbollin turk

. Megjithatë mbrojtësi i majtë pas 17 ndeshjeve me fanellën e Galatasarayt mund të mbetet në bankën rezervë deri në fund të edicionit.

Kampioni në fuqi i Turqisë ka një klauzolë për ta blerë përfundimisht lojtarin në varësi të ndeshejve për shumën e gjashtë milionë eurove.


Sipas një raportimi të gazetës gjermane ‘Bild’,  Galatasaray dëshiron të shmangë detyrimin e blerjes për mbrojtësin e majtë Angeliño të negociuar në marrëveshjen e huazimit me RB Leipzig.

Rrjedhimisht Galatasaray thuhet se ka depozituar një kërkesë në klubin gjerman për një ulje të shumës së përcaktuar fillimisht prej gjashtë milionë eurosh, përndryshe ata nuk do ta përdorin më 26-vjeçarin deri në fund të sezonit.

Drejtori sportiv i RB Leipzig, Rouven Schröder thuhet se është në diskutime të reja me kampionët e rekordeve turke për mbrojtësin spanjoll.

26-vjeçari nuk është aktivizuar fare në dy ndeshjet e fundit nga Galatasaray, me klubin turk që në këtë formë po i bën presion Leipzigut.

Kësisoj ‘kërcënimi’ i klubit turk ka bërë që Leipzig të vendos të futet në diskutime të reja, pasi Galatasaray synon që ta transferojë atë për 3,5 milionë euro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori