Presidenti i FFK-së, Agim Ademi falënderoi tifozët e pranishëm mbrëmë në stadiumin St. Jakob Park në Basel, ndërsa shtoi se ai do të punojë që Kosova të luajë së shpejti në një event të madh.
Edhe pse mysafir, Kosova pati përkrahje të madhe atje nga bashkëatdhetarët në Zvicër.
E përmes një postimi, i pari i shtëpisë së futbollit kosovar u shpreh se Kosova shumë shpejt do të kualifikohet në Evropiane dhe Botëror.
Postimi i Agim Ademit pa ndërhyrje
“Stadiumi “St. Jakob-Park” në Bazel mbrëmë ishte epiqendër e bashkatdhetarëve tanë, të cilët erdhën në përkrahje të Kombëtares së Kosovës jo vetëm nga qytetet anembanë Zvicrës, por edhe nga të gjitha shtetet evropiane, e madje edhe përtej Atlantikut”.
“Dua të falënderoj gjithsecilin prej tyre, të cilët me zemër dhe entuziazëm erdhën të përkrahnin djemtë e Kombëtares sonë. Ata u bënë pjesë e një ndeshje, e cila pa dyshim do të mbetet në kujtesën e tyre, duke treguar solidaritetin dhe dashurinë e padiskutueshme për vendin e tyre”.
“Me praninë dhe brohoritjet e tyre, ata, krijuan një atmosferë impozante në stadium, që rrallëherë shihet në stadiumet e futbollit dhe njëherësh u shndërruan në forcë energjie për ekipin tonë, i cili përkundër mungesave të shumta dhe me lojtarë të rinj arriti të na bëjë krenar me paraqitjen e tij”.
“Falënderoj çdo shqiptar që ishte në stadium dhe që barti me krenari simbolet tona shtetërore e kombëtare, duke përjetuar bashkë me ne emocionet, shpresat dhe ndjenjat që jep loja e futbollit”.
“Bashkatdhetarët tanë janë vlerë e madhe e jona. Ata janë aset shtetëror e kombëtar. Prania e tyre, dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë pasuria më e çmuar që kemi”.
“E di që nuk mund t’i falënderojmë mjaftueshëm për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, por dua të përçoj mirënjohjen e thellë për krijimin e një atmosfere aq frymëzuese dhe të ngrohtë për lojtarët tanë në Bazel”.
“Një falënderim edhe për tifo-grupin ‘Dardanët’ që në numër të konsiderueshëm kishin udhëtuar në Bazel dhe si zakonisht treguan vlera të larta qytetare e sportive, teksa me pasionin dhe zërin e tyre mbështeten djemtë në fushë në çdo moment të lojës. Gjithashtu, një falënderim i veçantë për mediat kosovare që me profesionalizmin e tyre pasqyruan nga afër këtë spektakël futbolli dhe i dhanë jehonë mbështetjes së madhe që dha Diaspora jonë për Kombëtaren”.
“Ju premtoj se do të vazhdojmë të jemi afër jush dhe të punojmë me gjithë fuqinë tonë për të bërë më të mirën për futbollin dhe për vendin tonë. Njëherësh, shpresoj shumë se këta djelmosha që e dhanë më shumë se 100 përqindshin e tyre në ndeshjen e mbrëmshme kundër Zvicrës shumë shpejt do të realizojnë ëndrrën tonë të përbashkët – pjesëmarrjen në eventet e mëdha të futbollit evropian e botëror”, ka shkruar Ademi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Më pëlqeu skuadra, do jetë finale e bukur ndaj Atalantas” – Alonso flet pas arritjes së madhe
“Do të jem i urtë, nuk do marr karton” – Klopp nuk dëshiron ta rrezikon ndeshjen e fundit në shtëpi
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve
"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit
Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër