LAJMI I FUNDIT:

Tri rreziqe shëndetësore të fjetjes me ngrohjen lëshuar

Tri rreziqe shëndetësore të fjetjes me ngrohjen lëshuar
(Foto: Pexels)

Derisa temperaturat vazhdojnë të bien, ngrohja është ndezur në të gjitha shtëpitë. Shumë e lënë ngrohjen lëshuar gjatë gjithë natës, por kjo mund të paraqesë një rrezik për shëndetin.

Të gjithë e dimë se ulet më shumë gjatë natës, por ngrohja e shtëpisë tuaj gjatë fjetjes mund të ketë disa efekte të padëshiruara në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

A flini me dritën ndezur? Arsyet pse duhet ta shmangni
Lexo po ashtu A flini me dritën ndezur? Arsyet pse duhet ta shmangni

Në vijim janë tri rreziqet shëndetësore të fjetjes me ngrohjen lëshuar:


Mund t’jua çrregullojë gjumin

Fjetja në një dhomë të ngrohtë ndonjëherë mund t’jua çrregullojë gjumin ose t’ju zgjojë në mes të natës.

“Nëse dhoma është shumë e nxehtë, organizmi ynë duhet të punojë shumë për ta rregulluar temperaturën e trupit gjatë natës. Kjo mund të rritë vigjilencën dhe të zvogëlojë kohën e gjumit të thellë që është gjumi më i rëndësishëm për rikuperim, i cili na lejon të ndihemi të çlodhur dhe energjikë ditën tjetër”, ka thënë për Sky News, konsulentja e gjumit, Maryanne Taylor, nga ‘The Sleep Works’.

Temperatura ideale për dhomën tuaj gjatë natës është ndërmjet 15.6 deri në 20°C për një gjumë të mirë – njofton HuffPost.

Si të qëndroni pozitivë kur netët zgjasin më shumë
Lexo po ashtu Si të qëndroni pozitivë kur netët zgjasin më shumë

Ju bën më të prirë ndaj ftohjes

Vrimat e hundës kanë nevojë për njomje që t’i bllokojnë viruset që qarkullojnë për të mos ju sëmurur. Megjithatë, rritja e nxehtësisë gjatë natës mund të tërheqë lagështinë nga vrimat e hundës, duke ju bërë më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit dhe infeksioneve të sinuseve.

Ngrohja gjithashtu mund të ngrejë re pluhuri dhe alergjenë të tjerë që mund t’i inflamojnë sinuset tuaja.

Ndërkohë, hulumtimi nga Universiteti Mjekësor i Varshavës ka treguar se disa metoda të ngrohjes së ambienteve të brendshme janë faktorë të rëndësishëm rreziku për rinitin alergjik dhe astmën.

Fjetja me ngrohjen lëshuar mund të shkaktojë probleme të lëkurës
Lexo po ashtu Fjetja me ngrohjen lëshuar mund të shkaktojë probleme të lëkurës

Mund ta thajë lëkurën

Sa i përket lagështisë, lënia e nxehtësisë gjatë natës mund ta thajë lëkurën tuaj. Lëkura e thatë e shkaktuar nga nxehtësia mund të nënkuptojë se jeni më të ndjeshëm ndaj shpërthimeve të sëmundjeve, si psoriaza dhe ekzema.

Ngrohja shton një shtresë shtesë stresi në menaxhimin e lëkurës së thatë, e cila është veçanërisht problematike kur keni kushte para-ekzistuese të lëkurës, si psoriaza ose ekzema.

Shenjat paralajmëruese se lëkura juaj mund të jetë shumë e thatë janë nëse ndihet e ashpër në prekje ose fillon të luspohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori