Me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 3:00 në 2:00, ka mbaruar koha verore dhe ka nisur llogaritja dimërore e kohës. Lëvizja e orës ndikon negativisht në shëndetin e popullatës dhe mund të qëndroni pozitivë duke përdorur shprehi të caktuara.
Llogaritja verore e kohës u krijua për t’u dhënë njerëzve një orë shtesë të ditës, por realiteti është se ndërsa dimri afrohet dhe nata bie më herët, shumë njerëz e fillojnë dhe e përfundojnë ditën e tyre të punës në errësirë, me pak mundësi për të kaluar kohë në dritën e diellit.
Është ky lloj ndryshimi që mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen në depresion. Ekspertët shpjegojnë se çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që vjen dhe shkon me ndryshimin e stinëve.
Në ditët e para tregohuni më të kujdesshëm se zakonisht dhe merrni masa parandaluese. Në ditët pas lëvizjes së orës, duhet t’i shmangni gjërat që ju bëjnë të pakëndshëm dhe nervozë. Një ritëm i ngadaltë do t’ju ndihmojë të përshtateni.
Fatmirësisht, lajmi i mirë është se ka gjëra që mund të bëni për të qëndruar pozitiv gjatë muajve të dimrit. Një nga këshillat e para është të dilni jashtë çdo ditë, të paktën për disa minuta.
Shumë njerëz, veçanërisht ata që punojnë nga shtëpia, ndihen sikur janë të lidhur me zinxhirë në tavolinat e tyre. Sidoqoftë, ndryshimi për vetëm disa minuta i skenarit, mund të nënkuptojnë një ndryshim të plotë në disponim. Një shëtitje më e gjatë në natyrë gjatë ditëve të fundjavës mund të jetë gjithashtu shumë e dobishme.
Ndryshimi i orës mund të ndikojë në ritmin cirkadian të trupit që e rregullon gjumin, ndërsa gjumi i pamjaftueshëm ndikon ndjeshëm në disponim, duke e bërë të vështirë përqendrimin dhe të qenit produktiv. Për ta përmirësuar gjumin, psikologët para së gjithash rekomandojnë që të shmangni stimuluesit, si kafeja, alkooli, por edhe celularët, përpara se të flini.
Është mirë ta pakësoni sasinë e kafesë dhe cigareve dhe ta pasuroni menynë me fruta dhe perime të freskëta. Ushqimi i lehtë i pasur me vitamina dhe minerale, do ta zgjojë trupin dhe do ta rivendosë energjinë dhe ekuilibrin natyror.
Dijeni se një i rritur ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë gjatë natës, prandaj përpiquni ta përcaktoni kohën më të mirë për të fjetur, në varësi të kohës kur duhet të zgjoheni në mëngjes.
Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme. Para se të flini, fikni të gjitha pajisjet elektronike në dhomën e gjumit që mund t’jua shqetësojnë gjumin dhe sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur dhe e errët, në mënyrë që të mund të flini më lehtë dhe të zgjoheni në mëngjes të pushuar dhe gati për ta nisur ditën.
Është vërtetuar gjithashtu se meditimi i ndihmon njerëzit të relaksohen dhe t’u qasen sfidave të jetës me një mentalitet më pozitiv. Meditimi i rregullt mund t’i ndihmojë disa njerëz t’i menaxhojnë më mirë shqetësimet dhe ankthin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lulet më të shtrenjta në botë: Bukuri, rrallësi dhe magji në një petale

Katër shenja të zodiakut që nuk zbulojnë kurrë gjithçka që mendojnë

Masturbimi dhe lodrat e seksit: A ka vend për shqetësim?

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

Tri shenjat e horoskopit që lënë pas fatin e keq: Prill mbyll një kapitull të vështirë

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?