LAJMI I FUNDIT:

Sanchez zotohet se Spanja do të punojë për të njohur shtetin palestinez

Sanchez zotohet se Spanja do të punojë për të njohur shtetin palestinez
Arkiv

Qeveria e re spanjolle do të punojë në nivel kombëtar dhe brenda Evropës për të “njohur shtetin e Palestinës”, njoftoi sot kryeministri në detyrë i vendit.

Gjatë debatit përpara votimit të qeverisë së re, Pedro Sanchez u tha ligjvënësve se kjo njohje dhe përpjekje diplomatike do të jetë “angazhimi i parë i kësaj legjislative”.


Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë shtetin palestinez, sepse është një “zgjidhje” që prej kohësh është “kërkuar me të drejtë” nga populli palestinez, raporton aa.

Ai kërkoi gjithashtu një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, respektim të rreptë të ligjit humanitar dhe autoritetet izraelite të lejojnë ndihmat ndërkombëtare të arrijnë tek popullata e rrethuar.

Udhëheqësi spanjoll dënoi me vendosmëri sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe bëri thirrje për lirimin e pengjeve.

Vetëm për të mbetur në krye të qeverisë spanjolle, Sanchez arrin marrëveshje me njeriun që po lufton për pavarësinë e Katalonisë
Lexo po ashtu Vetëm për të mbetur në krye të qeverisë spanjolle, Sanchez arrin marrëveshje me njeriun që po lufton për pavarësinë e Katalonisë

Kjo vjen gjatë një debati mbi formimin e qeverisë së re spanjolle dhe pas negociatave me disa parti rajonale dhe separatiste, ai duket se ka mbështetjen e nevojshme për të formuar një qeveri koalicioni të krahut të majtë.

Megjithatë, anëtarët e partisë së ekstremit të majtë Podemos, e cila është brenda koalicionit të tij, e shtynë Sanchezin të shkojë më tej në çështjen e Palestinës. /Telegrafi/