LAJMI I FUNDIT:

Vetëm për të mbetur në krye të qeverisë spanjolle, Sanchez arrin marrëveshje me njeriun që po lufton për pavarësinë e Katalonisë

Vetëm për të mbetur në krye të qeverisë spanjolle, Sanchez arrin marrëveshje me njeriun që po lufton për pavarësinë e Katalonisë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez siguroi mbështetjen kryesore që i nevojitej për të qëndruar në krye të qeverisë pasi arriti një marrëveshje me partinë separatiste katalonase Junts, të udhëhequr nga ish-presidenti katalonas, Carles Puigdemont.

Pas 15 javësh diskutimesh të mundimshme me partitë e tjera të krahut të majtë, Sanchez ra dakord të miratonte një ligj për amnistinë e separatistëve katalonas, duke shmangur kështu zgjedhjet e reja dhe duke arritur të siguronte vazhdimësinë si kryeministër, raporton politico.


Botët paralele të Carles Puigdemontit
Lexo po ashtu Botët paralele të Carles Puigdemontit

Në këmbim të mbështetjes së shtatë deputetëve të Juntas, socialistët ranë dakord të miratonin një ligj që amnistonte këdo që ishte i përfshirë në referendumin e dështuar të pavarësisë së Katalonisë në vitin 2017.

Projektligji i amnistisë, i cili pritet të miratohet me mbështetjen e aleatëve të majtë të Sanchezit dhe partive separatiste baske dhe katalonase, do të lirojë rreth 1500 persona të cilët tashmë janë dënuar, ose janë aktualisht në gjyq, për pjesëmarrje në aksione të ndryshme separatiste.

Edhe pse askush nuk e ka parë ende tekstin përfundimtar të projektligjit, i cili duhet të dërgohet në parlament javën e ardhshme, përmbajtja e tij tashmë po shkakton tension brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë, edhe në Bruksel, projektligji tërhoqi vëmendjen e Komisionerit Evropian të Drejtësisë, Didier Reynders, i cili i dërgoi një letër ministrit të Drejtësisë spanjolle të mërkurën duke thënë se lajmi i amnistisë shkaktoi “shqetësim serioz”.

Puigdemont zbut tonet: Pavarësia e Katalonisë nuk është e vetmja zgjidhje
Lexo po ashtu Puigdemont zbut tonet: Pavarësia e Katalonisë nuk është e vetmja zgjidhje

Marrëveshja e sotme midis Sanchez dhe Puigdemont i jep fund paralizës politike disamujore në Spanjë, e cila ka qenë pa një qeveri efektive që kur zgjedhjet përfunduan pa një fitues të qartë. Pritet që Sanchez t’i drejtohet parlamentit javën e ardhshme, pas së cilës do të jetë në gjendje të formojë një qeveri të re.

Marrëveshja e nënshkruar i hap rrugën Puigdemont që të kthehet në Spanjë nga mërgimi dhe potencialisht të forcojë fushatën për pavarësinë e Katalonisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori