Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, është bërë pjesë e një momenti humoristik gjatë një vizite në një shtëpi kujdesi, kur një banor nuk e kuptoi menjëherë se kush ishte personi që kishte përballë.

Gjatë prezantimit, Burnham iu drejtua banorit duke i thënë “Kënaqësi që ju takova. Unë jam Andy”.


Banori e pyeti nëse ishte Andrew, një kandidat lokal, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit.

Burnham u përgjigj me humor se kishte qenë kandidat vetëm disa javë më parë, por tani mbante postin e kryeministrit.

Kur dëgjoi fjalën “kryeministër”, banori pyeti me habi “Kush?”, duke shkaktuar të qeshura. Më pas ai shtoi me shaka “Përsëri një tjetër? A i ndërroni çdo pesë minuta atje?”

Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale si një episod humoristik që pasqyron edhe paqartësinë e disa qytetarëve pas ndryshimeve të shpeshta politike në Britani në vitet e fundit.

Burnham, i njohur më herët si një figurë e rëndësishme e Partisë Laburiste dhe kryebashkiak i Mançesterit të Madh, mori detyrën e kryeministrit pas zhvillimeve të fundit politike në vend. /Telegrafi/