LAJMI I FUNDIT:

Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale, Ministria e Drejtësisë tregon se çka përmban

Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale, Ministria e Drejtësisë tregon se çka përmban

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se të mërkurën është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, disa nga risitë e këtij ligji janë kompetencë ekskluzive e PSRK-së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe definimi më i qartë i kompetencave të PSRK-së për hetimin e veprave penale.


Po ashtu, themelimi dhe funksionalizimi i njësisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK-së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana, ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale; Kompetencë e PSRK-së për të ndjekur veprat penale të pastrimit të parave, pa u ndërlidhur domosdo me një vepër penale, duke mundësuar kështu ‘ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale’”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë. /Telegrafi/