Atmosferë parazgjedhore në Maqedoni, partitë ende nuk kanë vendosur për datën e zgjedhjeve
Këto ditë dalëngadalë Maqedonia e Veriut po futet në atmosferë parazgjedhore. Sipas deklaratave të fundit të aktorëve politikë në vend, së shpejti mund të ketë edhe informacion zyrtar nëse në gjysmën e parë të vitit 2024 do të ketë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën kohë apo nëse zgjedhjet do të kenë disa muaj diferencë.
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dje tha se partia e tij do të dalë me qëndrimin e saj për kohën dhe modelin e zgjedhjeve.
“Lidhur me zgjedhjet, kohën dhe modelin, qoftë të ndara apo të përbashkëta do të vendosen në një takim të përbashkët ndërmjet të gjitha partive politike që marrin pjesë në këtë cikël zgjedhor. Parti të ndryshme politike kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me obligimet ligjore, lidhur me shpenzimet që dalin, por besoj se para nesh kemi mjaft kohë për të dakorduar gjithçka siç është e nevojshme që Maqedonia të vazhdojë rrugën e saj drejt ndërtimit të një niveli të jashtëzakonshëm të shoqërisë demokratike”, tha Kovaçevski.
Ai theksoi se LSDM-ja si parti udhëheqëse në koalicion, do të dalë edhe me qëndrimin e saj dhe ai do të jetë i harmonizuar me të gjithë, dhe, siç tha do të mund të shkojmë në zgjedhje në vitin 2024.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e përsëriti qëndrimin e partisë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë.
Paralajmëroi se OBRM-PDUKM dhe koalicioni së shpejti do t’i publikojno kandidatët bartës të listave zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në BDI mbizotëron mendimi që zgjedhjet parlamentare të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale. Zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani, tha se BDI ende nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje, por koordinimi bëhet në baza ditore dhe të gjitha opsionet janë të hapura.
“Në BDI mbizotëron mendimi se për arsye logjistike, financiare dhe administrative, ndoshta duhet të shkojmë bashkë. Megjithatë, ende nuk ka një qëndrim të përcaktuar për shkak se organet e partisë nuk janë mbledhur zyrtarisht. Pres që ato takime të përfundojnë gjatë muajit, por mbizotëron mendimi se për tre muaj, dy cikle zgjedhore, do t’i kushtojnë shumë vendit. Jo vetëm financiarisht, por sistemi po paralizohet”, tha ai.
Për opsionin e formimit të qeverisë së përqendrimit pas zgjedhjeve për të miratuar ndryshimet kushtetuese, Osmani thotë se nuk është diskutuar, por tri marrëveshjet (Korniza, me Bullgarinë dhe Prespën) për BDI-në janë “vijat e kuqe”.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mbrëmë e përsëriti qëndrimin se partia e tij është për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale edhe parlamentare në një termin. Ai paraprakisht tha se vendimi i fundit i kryesisë së partisë është që në zgjedhjet e ardhshme të veprojë e pavarur.
“Për momentin vendimi i fundit i udhëheqësisë së partisë është që në zgjedhje të shkojmë vetë. Megjithatë ky vendim duhet të kalojë edhe në Kuvendin qendror që do të mbahet deri nga fundi i këtij viti, diku në dhjetor. Përfundimisht, Aleanca për Shqiptarët nuk do të shkojë me BDI-në me lista të përbashkëta dhe këtë e përsërita në takimin e fundit me Ahmetin. Përgatitemi për pjesëmarrje të pavarur dhe e mobilizojmë anëtarësinë. Ky është qëndrimi im dhe i kryesisë dhe nëse do të ndryshojë do të bëhet e qartë pas mbledhjes së organit më të lartë të partisë”, tha Taravari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Burgim i përjetshëm”, avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit