LAJMI I FUNDIT:

Mision fisnik i çdo shqiptari, forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

Mision fisnik i çdo shqiptari, forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takimin ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilën kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Malaj në një postim në X ka shkruar se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari.

“Zhvillova një takim miqësor me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet dy palësh dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.


I konfirmova z. Maqedonci se me përkushtim do të angazhohem për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari”, shkruan Malaj.


Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Maqedonci thekson takimi me ambasadorin Malaj ishte produktiv.

“U dakorduam për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy shteteve simotra si interes jo vetëm i yni, por dhe shteteve demokratike të rajonit në tërësi”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori