LAJMI I FUNDIT:

Bien me mbi 7 për qind lindjet dhe vdekjet në Shqipëri, lindjet në rritje vetëm në Tiranë

Bien me mbi 7 për qind lindjet dhe vdekjet në Shqipëri, lindjet në rritje vetëm në Tiranë
Foto: Ilustrim

Si lindjet dhe vdekjet shënuan rënie të konsiderueshme në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke reflektuar rënien e popullatës banuese në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2023 regjistron 1,066 lindje më shumë se sa vdekje në shkallë vendi.


Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2023 është 6,070, duke shënuar një rënie me 7.4 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë 2022. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2023 është 5,004, duke shënuar një rënie prej 7.8  për qind, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Në tremujorin e tretë 2023, gjashtë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e tretë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 913 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 132 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindje me rritje vetëm në Tiranë, 11 të tjera me rënie

Në tremujorin e tretë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.233 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 115 lindje. Rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2023 krahasuar me tremujorin e tretë 2022 e ka qarku i Kukësit me 30.8 për qind.

Vdekjet, rënie vjetore me 7.8 për qind në 3-mujorin e tretë

Në shkallë vendi humbën jetën 5,004 në tre-mujorin e tertë të vitit 2023, ose 7.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1,320 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Gjirokastrës me rënie prej 22.0 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori