LAJMI I FUNDIT:

Mediumi kroat: Vuçiq ëndërron të arrijë Kroacinë, por do të zgjohet, siç ndodh me të gjithë ëndërrimtarët dhe përgjumësit

Mediumi kroat: Vuçiq ëndërron të arrijë Kroacinë, por do të zgjohet, siç ndodh me të gjithë ëndërrimtarët dhe përgjumësit

Po të realizoheshin premtimet nga fushatat parazgjedhore do të jetonim në parajsë mbi tokë, në fakt njerëzimi do të ishte më mirë se në parajsë.

Për shembull, Zvicra, SHBA, Gjermania, Suedia dhe Norvegjia do ta shikonin me përçmim ekonominë kroate dhe qytetarët e tyre do të prisnin në radhë për të gjetur një punë në Kroaci, ku paga është si një honorar. Bota do të fliste edhe për organizimin kroat, sistemin ligjor, arsimin dhe kujdesin shëndetësor, raporton medium kroat “Jutarni List”.

Nëse dëshirat do të realizoheshin dhe ëndërrimtari do të quhej Aleksandar Vuçiç, Kroacia do të kishte vetëm një shtet përballë dhe ai do të ishte Serbia. Dhe Vuçiq do të zgjohet, siç ndodh me të gjithë ëndërrimtarët.. Në realitetin e ashpër ku do të ishte më mirë që ai të imitonte Bullgarinë dhe të përpiqej të ishte i pari që do ta kalonte atë hap. Kjo nuk tingëllon mjaft tërheqëse në fushatën parazgjedhore, kështu tha presidenti i Serbisë për mediat serbe shkruan


“Menduam se ishim 20 apo 30 vjet prapa Kroacisë. Gjërat ndryshojnë shumë më shpejt. Për sa i përket cilësisë së jetës dhe të ardhurave, aktualisht jemi prapa Kroacisë, sipas vlerësimeve tona, në sfera të ndryshme, nga katër deri në gjashtë vjet. Për katër vjet do të kemi një pagë mesatare në Serbi prej 1400 euro – tha Vuçiq kishin transmetuar mediat serbe.

Në anën tjetër ky medium kroat shkruan se ai premtoi se pagat në Serbi do të dyfishohen dhe pagat në mesataren neto në gusht të këtij viti në atë vend ishin 734 euro, dhe bruto rreth 1013 euro. Sipas të dhënave të Institutit Republikan të Statistikave, Serbisë i është dashur gati një dekadë që pagat të rriten nga 367 euro në nivelin e sotëm. Pra, u desh gati një dekadë që ata të dyfishoheshin dhe tani presidenti i serb premton se do të arrijë të njëjtën gjë në katër vjet. Kroacia ka pasur pagat mesatare që ka sot Serbia në gusht të vitit 2016 dhe që atëherë ato janë rritur për 55 për qind. Përderisa paga në Serbi në mandatin e ri të Vuçiqit do të rritet në 1400 euro, fakti është se do të rritet edhe paga kroate, kështu që e bën pak më të vështirë ëndrrat e tij për të kapur hapin me Kroacinë shkruajnë mediat kroate.

Mediumi kroat shkruan se paga mesatare vjetore neto 10 vjet më parë në Bullgari ishte 3509 euro, në Rumani 2324 euro, në Kroaci 5817 euro dhe në Serbi 2896 euro, sipas të dhënave të Eurostat-it, i cili nuk ka të dhëna për Serbinë për vitin e kaluar, por vetëm për vitet paraprake.

Deri një vit më parë, pagat mesatare në Rumani ishin më të larta se pagat në Serbi, sepse ato u rritën me 134 për qind në 5,437 euro, ndërsa pagat në Serbi u rritën me 61 për qind në 4,666 euro. Pagat në Kroaci u rritën me 51 për qind në 8,860 euro. Hendeku është edhe më i madh kur pagat maten me barazinë e fuqisë blerëse. Këtu, standardi i qytetarëve serbë është më i dobëti në 10 vitet e fundit, gjithsej 39 për qind në 7943 barazi dhe shumë prapa Kroacisë, e cila në vitin e kaluar ishte më e mira në mesin e këtyre vendeve me 12.514 barazi, që është 47 për qind më shumë. se një dekadë më parë. Sipas këtij parametri, pagat në Serbi janë dukshëm prapa 58 për qind të Kroacisë. /Telegrafi/.