Izraeli ka publikuar pamjet e një sulmi ajror që pretendon se ka vrarë një komandant të Hamasit, i cili thuhet se mbajti peng 1000 banorë të Gazës në një spital.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan, Ahmed Siam, “ishte fshehur në shkollën Al Buraq së bashku me terroristët e tjerë”.
Siç pretendohet më tej, Siam kishte mbajtur rreth një mijë banorë të Gazës peng në spitalin Al-Rantisi në qytetin e Gazës dhe i përdori ata si ‘mburoja njerëzore’, përcjell Telegrafi.
IDF pretendoi se kishte vrarë Siam në një operacion të përbashkët me agjencinë e inteligjencës të vendit Shin Bet rreth mesditës të së premtes.
Daniel Hagari, zëdhënësi i IDF-së, shkroi në X: “Ahmed Siam u vra kur u fsheh në një shkollë, ku një numër terroristësh të Hamasit që ishin nën komandën e tij u fshehën dhe u vranë bashkë me të”.
“Ahmed Siam është një shembull tjetër i shfrytëzimit të banorëve të Rripit të Gazës dhe objekteve civile nga organizata terroriste Hamas, si një mburojë njerëzore për nevojat terroriste të organizatës”.
Ndryshe, zyrtarët palestinezë thanë të premten se të paktën 25 palestinezë ishin vrarë në një sulm izraelit në shkollë, e cila ishte e mbushur me të evakuuar.
Ndërkohë spitalet e Gazës kanë qenë nën zjarr ditët e fundit, ndërsa luftimet intensive vazhdojnë.
IDF tha se ishte gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, ku zyrtarët palestinezë kanë thënë se dy të porsalindur vdiqën dhe dhjetëra të tjerë ishin në rrezik pasi karburanti mbaroi mes luftimeve intensive në të gjithë enklavën.
Spitali është detyruar të pezullojë funksionimin pasi i ka mbaruar karburanti, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, gjë që ka bërë që dy fëmijë të porsalindur, nga 45 që trajtoheshin atje, të vdesin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë