Vëllaznimi ka shënuar fitoren e katërt radhazi, që ishte ndaj kampiones së Kosovës, Pejës. Njëherësh kjo ishte humbja e parë për verdhezinjtë në këtë kampionat pas shtatë fitoreve.
Kuqezinjtë triumfuan 100:99 (27:28, 19:28, 26:21, 18:13, 10:9).
Vendasit të motivuar nga tifozët e nisën më mirë ndeshjen, me epërsi prej 17:11, por pejanët u rikthyen shpejt për të barazuar shifrat, ku deri në fund të çerekut të parë ishte lojë e barabartë, duke përfunduar 27:28.
Megjithatë, në periudhën e dytë verdhezinjtë filluan shkëputjen, duke pasur epërsi deri në 13 pikë, 41:54, derisa pjesa e parë përfundoi 46:56.
Por, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen për të barazuar rezultatin dy herë në 65:65 e 70:70, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 72:77. Por, në çerekut e katërt u zhvillua një dramë e vërtetë, ku në fund Malcolm Armstead shënoi dy pikë për 90:90, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Edhe në vazhdime ishte sfidë shumë interesante, por kësaj radhe vendasit ishin më të vëmendshëm dhe detajet e vogla vendosën fituesin që përfundoi 100:99.
Te Vëllaznimi, Sammuel Sessoms kishte 30 pikë, tetë kërcime e tetë asistime dhe Jalen Ray 29 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Jacob Calloway me 29 pikë e gjashtë kërcime dhe Justin Davis me 21 pikë e nëntë kërcime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbappe i dha lamtumirën PSG-së me darkë në një restorant luksoz, i pranishëm ishte edhe presidenti i Francës
Gjashtë lojtarë të Barcelonës mund të kenë luajtur ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi
Publikohet detaji interesant nga kontrata e Modricit me Real Madridin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251