Nga: Hani Almadhoun / CNN
Përkthimi: Telegrafi.com
Zemra ime vazhdon të ligshtohet kur nga rrugët e Gazës – ku jetojnë prindërit e mi – në kohë reale marrë lajme për shkatërrimin surreal dhe tronditës, përfshirë këtu humbjen tragjike të jetës së më shumë se 10 mijë palestinezëve.
Mbahem pas shpresës se diçka ose dikush mund t’ia japë fundin këtij makthi. Por, kjo kurrë nuk po ndodh.
Në vend të kësaj, çdo ditë e shoh veten duke vajtuar për familjet e lënduara dhe të pikëlluara, për padrejtësitë e thella që lejojnë vazhdimin e humbjes kaq të tmerrshme të jetës.
Çdo mëngjes, unë dhe gruaja ime zgjohemi në Virxhinia, të vetëdijshëm se nuk do ta kemi asnjë lajm të mirë nga Gaza që është gjashtë mijë milje larg [9 656 kilometra]. Përditësimet e thellojnë dëshpërimin tonë, teksa bota bën sehir dhe palestinezët ngelin të vetëm për ta mbajtur peshën e këtyre mizorive.
E gjejmë veten në një situatë shqetësuese, sikur kur zgjohemi nga operacioni, ende të mpirë. E njohim ambientin përreth, por reagimi kuptimplotë duket i pakapshëm.
Ahmedi, kushëriri im nga ana e nënës, të hënën humbi prindërit dhe të gjithë vëllezërit e motrat e veta në një shpërthim të vetëm me bombë. Është diçka që deri në palcë të ther, kur mendon se vetëm katër minutat kur ai ishte jashtë shtëpisë, e bënë dallimin mes jetës dhe vdekjes.
Kolegët e mi në terren, në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët palestinezë (UNRWA), japin raporte ditore për viktimat brenda stafit, për objektet e goditura ose të dëmtuara nga sulmet ajrore izraelite në Gazë dhe për mungesat e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit.
Bllokada shkatërrimtare 16-vjeçare e vendosur nga Izraeli, nënkuptonte se – përpara armiqësive të fundit – 75 përqindëshi i pabesueshëm i popullsisë së Gazës kishte nevojë për ndihmë ushqimore të UNRWA-s, për t’u ushqyer.
Planet tona të fundvitit në UNRWA-së – të degës në ShBA – për të siguruar sponsorë për bursat universitare për studentët e talentuar refugjatë të Gazës, janë ndryshuar për shkak të ngjarjeve të fundit. Tashmë janë rrënuar institucionet e arsimit të lartë, përfshirë Universitetin Al-Azhar ku kalova një semestër.
Studiuesit dhe studentët e Gazës në mënyrë dramatike e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga planet për karrierë të ardhshme – drejt mbijetesës bazike.
Katastrofa e shpalosur në Gazë shtron pyetje kritike në lidhje me rëndësinë e ligjeve ndërkombëtare humanitare. A kanë ende rëndësi ato? A ka rëndësi për botën, jeta e palestinezëve?
Fjalët e nënës sime në Gazë, zbërthejnë ndikimin e ngjarjeve që pasuan nga 7 tetori. Pas ditëve të tëra të shqetësimit intensiv dhe ndërprerjes totale të komunikimit, ajo tha: “I kalojmë ditët dhe netët duke ia ngulur sytë tavanit, duke e paramenduar bombën që në çdo moment do të bie e që do të na bart në kapitullin tjetër”.
Është dëshmi e frikës dhe pasigurisë së vazhdueshme që rri varur mbi familjen time. Vendimi i nënës për të fjetur në dhomën e ndenjes, me të gjithë nipërit e saj – për t’i mbajtur afër ata, qoftë në këtë jetë apo në atë përtejme – është shprehje prekëse e dashurisë së saj dhe e përpjekjeve se sa e gatshme është për të bërë gjithçka për t’i mbrojtur ata.
Për nipin tim tetëvjeçar, Jazanin, është sa mallëngjyes aq edhe prekës fakti se gjen ngushëllim në besimin se batanija e gjyshes shërben si mburojë.
Në kohët e tilla sfiduese, këto akte të vogla dashurie dhe kujdesi janë ato që ofrojnë një dritë shprese dhe një ndjenjë sigurie, madje edhe në një botë thellësisht të rrezikshme.
Barra e vendosur mbi supet e të rinjve, si të Jazanit, është testament i dhimbshëm i sfidave të jashtëzakonshme me të cilat përballet Gaza e sotme. Qëndrimi për orë të tëra në radhë, vetëm për të marrë bukë – tani një mall i çmuar në një zonë lufte që po përballet me mungesën e ushqimit dhe me mungesën e ujit – është pasqyrim i vështirësive të përditshme.
Nipi im Omari më tha: “Sa herë që largohem nga shtëpia, pyes veten nëse do të kthehem në shtëpi për ta gjetur familjen time të padëmtuar ose nëse do të jem i pafat dhe në vendin e gabuar e në kohën e gabuar”.
Në këto momente ankthi dhe reflektimi të thellë, është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë liderët si presidenti Joe Biden, të mblidhen dhe të bëjnë thirrje urgjente për armëpushim.
Duhet të ofrojmë siguri se do të respektohen të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare, duke nxitur një botë ku asnjë jetë nuk konsiderohet e lirë, pavarësisht nga kombësia ose prejardhja e dikujt. Duhet të përpiqemi për një të ardhme ku vlera e çdo individi, përfshirë palestinezët, do të respektohet dhe do të mbrohet.
Nëse dështojmë të bëjmë hapa para për civilët që jetojnë në Rripin e Gazës, ne do t’i shtyjmë edhe më thellë në humnerën e dëshpërimit dhe të mungesës së shpresës.
Palestinezët që me dekada janë të lodhur nga jeta nën një okupim të dhunshëm ushtarak, kurrë nuk janë dorëzuar. E drejta ndërkombëtare kërkon që edhe fuqia pushtuese të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e popullsisë së okupuar dhe që, në mënyrë eksplicite, të ndalojë dënimin kolektiv dhe/ose transferimin e dhunshëm.
Megjithatë, kur e shoh situatën aktuale në Gazë dhe sulmin e pamëshirshëm ndaj gjithë popullatës, nuk mund të mos e pyes veten nëse ushtria izraelite synon dorëzimin përfundimtar për të na mësuar neve dhe fëmijët tanë, siç i mësuan gjyshërit tanë para nesh, se jemi një popull i mundur.
U largova nga Gaza në mes të gushtit dhe kur dola nëpër Rafah [mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës], miqve u thash: “Kujdesuni për atdheun”. Ajo fjali kurrë nuk është ndier më e rëndësishme sesa sot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-91-780x439.jpg)
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë