Vladimir Putini nuk po qesh më

Nga: Tim Collins, ish-oficer i Ushtrisë Britanike i cili shërbeu me Forcat Speciale Ajrore (SAS) gjatë pushtimit të Irakut, kur fjalimi i tij para betejës – para trupave të tij – doli në ballinat e gazetave anembanë botës / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Ishte paralajmëruar edhe para se presidenti Trump të merrte detyrën: “Do ta përfundoj këtë luftë në Ukrainë”. Dhe, ai përcaktoi strategjinë e negociatave, diçka që shumica e negociatorëve të shkathët nuk e bëjnë – përveç nëse kanë të gjitha kartat në dorë. Njoftimi se ukrainasit do të bien dakord për një armëpushim 30-ditor, në këmbim të rifillimit të furnizimeve me armë dhe ndarjes së informatave të inteligjencës, e ka vënë tani topin në fushën e Rusisë. Kërcënimi i nënkuptuar për ta është: “Pranoni një armëpushim ose ShBA-ja do t’i armatosë ukrainasit deri në dhëmbë, dhe ju do të humbni”. Dyshoj që Vladimir Putini është duke qeshur ashiqare, si dikur.
Besoj se presidenti Trump ia ka vënë syrin Çmimit Nobel për Paqen, si një trashëgimi e tij. Ai duhet ta arrijë këtë brenda këtij mandati dhe me marrëveshjet e paqes në tavolinë, si në Ukrainë ashtu edhe në Gazë – oferta që nuk mund të refuzohen – duket se paqja do të arrihet. Nuk do të jetë një paqe e përsosur, në asnjë mënyrë, por vrasjet dhe vdekjet do të ndalen.
Duke sjellë këto marrëveshje paqeje, presidenti Trump ka thyer edhe një herë normat, duke përfshirë princin e Kurorës saudite, Mohammed Bin Salman, i cili deri vonë ishte i izoluar për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, por që tani është kthyer në një figurë kyçe të negociatave dhe në një hero në skenën botërore.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët evropianë janë mbledhur të shqetësuar, duke u pyetur se si do të navigojnë në një botë pa sigurinë e një ombrelle mbrojtëse amerikane. Presidenti Trump, mjeshtri i marrëveshjeve, do të ngrinte supet dhe do të thoshte: “Ka ardhur koha që të blini ombrellën tuaj. Prioritetet tona të mbrojtjes tani janë në Paqësor”. Dhe, nuk e ka gabim, edhe pse për ne në këtë anë të Atlantikut, është një thirrje e pakëndshme zgjimi.
Por, në fund të fundit, kujt i pëlqen të zgjohet? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës