LAJMI I FUNDIT:

Macron kërkon armë pushim, thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet – por jo pa rregulla

Macron kërkon armë pushim, thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet – por jo pa rregulla

Presidenti francez Emmanuel Macron ka hapur sot “konferencën humanitare” në Paris, që ka për qëllim çbllokimin e ndihmës humanitare në Gazë, por pa ndonjë shpresë të madhe për përparim, pasi që në konferencë nuk ishin të pranishëm njerëz nga qeveria izraelite dhe krerë të vendeve arabe.

Në anën tjetër, Izraeli po vazhdon të bombardojë qytetin e Gazës, duke detyruar dhjetëra mijëra civilë të ikin në jug të kësaj enklave, transmeton Telegrafi.


Një epror ushtarak izraelit ka thënë se në “Rripin e Gazës nuk ekziston kriza humanitare”, megjithatë pranoi se civilët palestinezë janë ballafaquar me vështirësi të shumta.

Parlamenti izraelit miraton ligjin e ri, të gjithë ata që ndjekin njoftimet e Hamasit mund të përfundojnë në burg
Lexo po ashtu Parlamenti izraelit miraton ligjin e ri, të gjithë ata që ndjekin njoftimet e Hamasit mund të përfundojnë në burg

“Duhet të punojmë në mbrojtjen e civilëve. Për këtë duhet shpejt të shpallet gjendjen humanitare dhe të punojmë në armëpushim”, tha Macron para përfaqësuesve të 80 vendeve dhe organizatave humanitare.

“Pavarësisht se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe të mbrojë qytetarët e saj, qeveria e këtij vendi gjithashtu ka për detyrë të respektojë dhe mbrojë civilët”, tha Macron.

“Lufta kundër terrorizmit nuk mund të zhvillohet pa rregulla”, shtoi presidenti francez duke theksuar se situata humanitare po vështirësohet “çdo ditë e më shumë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori