LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ka një plan për të sjellë kampionin e Evropës në “Allianz Stadium”

Juventusi ka një plan për të sjellë kampionin e Evropës në “Allianz Stadium”

Sipas mediave italiane, Juventusi do të tentojë sërish gjatë afatit kalimtar dimëror të transferojë Domenico Berardin, futbollistin e Sassuolos dhe kombëtares italiane që fitoi Evropianin dy vite më parë.

Përpjekja e parë e dështuar ndodhi në fillim të sezonit aktual dhe gjatë dimrit, Zonja e Vjetër do të tentojë me lojtarin të përsërisë punën që bëri me Sassuolën në lidhje me Manuel Locatellin, mesfushori aktual i Bianconerëve.


Juventusi do të tentojë ta huazojë fillimisht Berardin me detyrimin për ta blerë. Në këtë mënyrë, ai do të kishte një lojtar në dispozicion menjëherë dhe kostot e transferimit do të shpërndaheshin në disa vite.

Juventusi nuk e ka harruar Berardin, do të tentojë sërish në janar
Lexo po ashtu Juventusi nuk e ka harruar Berardin, do të tentojë sërish në janar

Sassuolo kërkon rreth 30 milionë euro për Berardin dhe ky lojtar ka kontratë të vlefshme me Sassuolo deri në qershor të vitit 2027.

Ai luajti 27 ndeshje për kombëtaren italiane dhe shënoi tetë gola, dhe këtë sezon ky anësor ka shënuar tashmë pesë gola në ligë për klubin e tij.

Juventusi aktualisht është i dyti në renditjen e Serie A me dy pikë prapa liderit Interit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=WZYKnBVCmW4&pp=ygUQYmVyYXJkaSBqdXZlbnR1cw%3D%3D