LAJMI I FUNDIT:

Azemi i LDK-së kritikon Kurtin: Nga piroman ka kaluar në fanatik të Asociacionit

Azemi i LDK-së kritikon Kurtin: Nga piroman ka kaluar në fanatik të Asociacionit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i ftuar të martën në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ka kritikuar kryeministrin Abin Kurti për qasjen në dialogun me Serbinë.

Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Azemi që është edhe kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj ka thënë se ky proces ka qenë tërësisht jotransparent, pasi sipas tij, nga Qeveria nuk ka pasur informacione të bollshme as për publikun e as për kuvendarët.

“Por, gjithsesi ne kemi kërkuar në vazhdimësi që të informohemi për procesin e dialogut, të cilin z. Kurti e ka mbajtur në një fshehtësi të plotë dhe nuk ka raportuar siç duhet asnjëherë. Pra, një terr informativ ka ekzistuar në opinionin publik, megjithatë aty ku duhet të kemi unitet karshi dialogut me Serbinë nuk ka ndodhur ajo transparencë, prandaj edhe javën e kaluar e kemi akuzuar Qeverinë Kurti se nuk ka dhënë informacione të bollshme”, është shprehur kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj.


Visar Azemi në emisionin “Përballje”, foto: Pjetër Monreca

Ai tutje ka theksuar se nuk dihet as për përmbajtjen e draftit të Asociacionit, të cilin Bashkimi Evropian ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës së fundmi.

“Edhe sot nuk dimë se çfarë është diskutuar. Nuk dimë se çfarë përmbajtje kanë pasur ato dokumente që z. Kurti i ka pranuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë”.

Sipas Azemit, Kurti nga një piroman si opozitar është shndërruar në fanatik të Asociacionit.

“Kurti kur nuk ka qenë kryeministër ishte shndërruar në një piroman. Nuk ka lënë cep pa e kall, pa e djegë e pa e rrotullu duke e kundërshtua Zajednicën. E sot i gjejmë ato fakte dhe incizime që ekzistojnë dhe shohim që z. Kurti ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimet të cilat i ka pasur. Kjo është fyerje për qytetarët dhe votuesit e vet”.

Visar Azemi në emisionin “Përballje”,  foto: Pjetër Monreca

“Nga një piroman sot është kthyer në fanatik të Asociacionit të cilin jo vetëm që e ka pranuar, por ka shkuar përtej saj me vet-menaxhim dhe kishën serbe, autonominë të cilën e përfaqëson marrëveshja e fundit dhe është përtej të gjithë atyre që kanë qenë të darkoduara me faktorin ndërkombëtar, por duke iu nënshtruar kushtetutshmërisë së vendit. LDK-ja gjithmonë ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet, por në asnjë moment duke i anashkaluar ose duke shkelur Kushtetutën e vendit”, ka deklaruar zyrtari i LDK-së.

Azemi në këtë intervistë ka folur edhe për temat ekonomike dhe energjetike si dhe për të ardhmen e LDK-së në Ferizaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori