Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar në tërësi kërkesë- padinë e paditëses A.Xh-B, e cila përmes padisë së ushtruar nga përfaqësuesi, avokati Kujtim Kërveshi kishte kërkuar rikthim në vendin e punës dhe kompensimin e pagave për periudhën sa i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
Fillimisht me 22 prill 2021 Bordi Ekzekutiv i BQK-së kishin marrë vendim për shkarkimin e Xh-B. nga pozita e drejtores së Departamentit për Licencim dhe Standardizim brenda BQK-së me pretendimin se ka bërë mungesa në punë pa arsyeje për 5 ditë pa ndërprerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë, Xh.B. përmes avokatit Kërveshi kishin parashtruar padi ku ndër të tjera kishin sqaruar se lidhur me mungesë e saj në vendimin e punës e njëjta, paraprakisht me email kishte bërë kërkesë për pushim pa pagesë.
Andaj, gjykata pas vlerësimit të secilës provë veç e veç ka vendosur që ta aprovojë në tërësi kërkesëpadinë e paditëses Xh-B. bërë ndaj BQK-së.
“Pasi që Gjykata bëri vlerësimin e secilës provë veç e veç dhe të gjithave së bashku, mbështetur në dispozitat e nenit 8 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, vendosi që kërkesëpadinë e paditëses ta aprovon në tërësi si të themeltë në prova dhe ligj”, thuhet në vendimin e Themelores.
Tutje, në vendimin e Gjykatës thuhet se duke bërë interpretimin e dispozitave ligjore të Ligjit të Punës gjeti se padia e Xh-B. është e themelet për faktin se ndërprerja e marrëdhënies së punës ka qenë kundërligjore.
“Nga provat e administruara dhe të vlerësuara, nga gjendja faktike e vërtetuar si më lartë dhe nga interpretimi i dispozitave ligjore nga Ligji i Punës të cekura dhe dispozitat të aktit të brendshëm të së paditurës gjykata gjeti se kërkesëpadia e paditëses është e themeltë në prova dhe ligj. Kjo për faktin se e paditura me rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës nuk ka zbatuar në tërësi dispozitat e Ligjit të punës dhe dispozitat e aktit të brendshëm”, thuhet tutje në vendimin e Themelores.
Fakti se BQK-ja nuk ka vendosur brenda nja afati të paarsyeshme lidhur me kërkesën e Xh-B. për pushimin pa pagesë, sipas Themelores kjo situatë përbënë diskriminim nga ana e vet BQK-së.
“Gjykata çmon se mos vendosja lidhur me kërkesën për pushim pa pagesë, brenda një afati të drejtë, përbënë diskriminim nga ana e të paditurës lidhur me ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, thekson vendimi i Themelores.
Gjithashtu Gjykata ka obliguar BQK-në që nga data e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, pra prej 17 nëntor 2021 e deri më 24 shtator 2023 t’i kompensojë Xh-B shumën prej 24 mijë e 487 euro e 52 centë dhe krejt kjo përllogaritje bazuar në ekspertizën e Kushtrim Ajvazit.
Në fund Themelorja ka njoftuar në vendimin e saj se BQK-ja ka të drejtë ankesë ndaj këtij aktgjykimi në afat prej 7 ditësh për në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe me 15 qershor 2023 ishte caktuar ekspertizë financiare në këtë rast./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ-ja ka pranuar ankesën e VLEN-it për vendvotimin 2101, do të ketë rivotim
Skender Rexhepi: Partitë tjera dëshirojnë që Frontit Europian t’ia marrin dy deputetë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron