LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen arrin në Kiev, ka një mesazh të rëndësishëm për Zelenskyn

Von der Leyen arrin në Kiev, ka një mesazh të rëndësishëm për Zelenskyn

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, arriti sot në Kiev për vizitën e saj të gjashtë në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë, në një kohë kur vëmendja e publikut botëror po kthehet gjithnjë e më shumë në Lindjen e Mesme.

“Unë po vij me bindjen e fortë se sjell inkurajim dhe për të riafirmuar se ne qëndrojmë fort në anën ukrainasve”, tha ajo.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Von der Leyen do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denis Shmyhal dhe do t’u drejtohet përfaqësuesve të Parlamentit të Ukrainës.


Presidentja e Komisionit tha se ata do të diskutojnë çështjet e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën dhe përgatitjet për paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Vizita e saj vjen pak ditë para publikimit të raportit për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, të cilin Komisioni do ta publikojë të mërkurën.

Pritet që Komisioni t’u rekomandojë krerëve të shteteve ose qeverive të BE-së hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori