LAJMI I FUNDIT:

Myslimanët në SHBA me kërkesë për Bidenin: Do të zvogëlojmë votat nëse urgjentisht nuk sigurohet armëpushimi në Gazë

Myslimanët në SHBA me kërkesë për Bidenin: Do të zvogëlojmë votat nëse urgjentisht nuk sigurohet armëpushimi në Gazë

Myslimanët në Shtetet e Bashkuara po zotohen të zvogëlojnë votat e Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme, shenja më e fundit e zemërimit dhe zhgënjimit në rritje në komunitetet arabe dhe myslimane, për dështimin e presidentit amerikan për të dënuar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Në një letër të hapur të titulluar “Ultimatumi i armëpushimit 2023”, liderët myslimanë dhe Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman u zotuan të mobilizojnë votuesit myslimanë për të ndaluar mbështetjen ose votat për çdo kandidat që mbështet ofensivën e Izraelit kundër popullit palestinez, transmeton Telegrafi.

Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman përbëhet nga drejtues të Partisë Demokratike nga shtetet kryesore si Michigan, Ohio dhe Pensilvania, të cilat ka të ngjarë të jenë vendimtare në zgjedhje.


Izraelitët marrin përgjegjësinë për bombardimin e kampit të refugjatëve në Gazë, pretendojnë se kanë vrarë komandantin e Hamasit
Lexo po ashtu Izraelitët marrin përgjegjësinë për bombardimin e kampit të refugjatëve në Gazë, pretendojnë se kanë vrarë komandantin e Hamasit

“Mbështetja e pakushtëzuar e administratës suaj, e cila përfshin financimin dhe armatimin, ka luajtur një rol të rëndësishëm në përjetësimin e dhunës që shkakton viktima civile dhe ka minuar besimin e votuesve që ju besonin më parë”, thanë ata.

Javën e kaluar, myslimanët amerikanë në Minesota, ku Biden planifikon të vizitojë të mërkurën, lëshuan një ultimatum të ngjashëm armëpushimi dhe madje njoftuan planet për të protestuar të mërkurën gjatë vizitës së presidentit në shtetin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori