LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane, Santiago Gimenez befason të gjithë: Nuk kam agjent, nuk kam folur me askënd

Kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane, Santiago Gimenez befason të gjithë: Nuk kam agjent, nuk kam folur me askënd

Santiago Gimenez është një nga sulmuesit më të mirë për momentin në Evropë.

Sulmuesi meksikan ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit holandez Feyenoord Roterdam duke shënuar gola të shumtë në këtë fillim edicioni.

Reprezentuesi i Meksikës në 11 ndeshje zyrtare ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.


Real Madrid, Chelsea, Arsenal, Borussia Dortmund e Inter janë top klubet evropiane që duan transferimin e sulmuesit meksikan.

Megjithatë Gimenez ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk ka agjent dhe se personi që merret me të ardhmen e tij është babai i tij.

“Në orët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth së ardhmes sime, shumë njerëz po flasin për mua. Por, dua të theksoj se unë nuk kam asnjë agjent, personi që merret me të ardhmen time është babai im”.

“Ju lutem të mos merrni parasysh asnjë deklaratë nga persona të tjerë. Nëse do të ketë të reja, atëherë unë nuk do të hezitoj t’i ndaj ato me publikun”, ka shkruar Gimenez në rrjetet sociale.

Feyenoord është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse thehet rekordi i transferimeve në Eredivisie.

Gjiganti holandez i ka vendosur çmimin e largimit yllit kryesor të skuadrës prej 100 milionë euro, shumë që do ta bënte Gimenezin lojtarin më të shtrenjtë në histori të kampionatit holandez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Kalo në kategori