LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e gjykoj”, Guardiola pretendon se nuk i bën presion Haalandit për të shënuar gola

“Nuk e gjykoj”, Guardiola pretendon se nuk i bën presion Haalandit për të shënuar gola

Pep Guardiola deklaroi se Erling Haaland nuk ka ndonjë presion për të shënuar më shumë gola pasi dy golat e tij ndihmuan të mposhtnin Young Boys të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Haaland ka hasur në vështirësi këtë fillim sezoni duke qenë ‘larg’ nga shifrat e sezonit të kaluar sa i përket shënimit të golave, por Guardiola ka thënë se nuk ka presion ndaj tij.

“Ekziston përshtypja pas sezonit të kaluar se ai duhet të shënojë shtatë gola në çdo ndeshje. Kjo është e pamundur. Por, ai po shënon shumë gola dhe nëse njerëzit duan që ai të dështojë sepse ai e bën këtë. Nuk ka rëndësi të shënoj 50 gola. Ai është gjithmonë aty”, ka thënë fillimisht Guardiola për faqen zyrtare.


“Goli i dytë ishte vërtet i mirë dhe ai pati raste të tjera. E rëndësishme është t’i krijojmë ato. Ndoshta në momentin e duhur të sezonit ai do të jetë atje, më mirë se tani, por ai tashmë ka shënuar shumë gola dhe ne jemi me të vërtetë të kënaqur”.

“Unë i kam thënë shumë herë se nuk e gjykoj për golat, megjithëse e di që ai dëshiron të shënojë gola. Ai ka dëshirë të përmirësohet dhe nuk kam dyshime për këtë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Haaland shënoi dy gola në pjesën e dytë, ndërsa City siguroi një fitore 3-1 ndaj skuadrës zvicerane në ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua në terrenin artificial në stadiumin Ëankdorf të Bernit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Bruno Fernandes thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Portos

Bruno Fernandes thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Portos

Liga e Evropës
Foda publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit: Mungon Vedat Muriqi, rikthehen të përjashtuarit, ka emra të rinj

Foda publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit: Mungon Vedat Muriqi, rikthehen të përjashtuarit, ka emra të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Toni Kroos nuk kursen FIFA-n, hedh kritika të ashpra

Toni Kroos nuk kursen FIFA-n, hedh kritika të ashpra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori