LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Astanës – Daja vendos “më të fortit”

Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Astanës – Daja vendos “më të fortit”

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që pritet ta vendos për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj FC Astana në Ligën e Konferencës.

Ballkani është nikoqir i Astanës në ndeshjen e sotme, e cila është e vlefshme për Grupin C.


Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45 dhe tashmë therandasit kanë kryer të gjitha përgatitjet.

Dita e ndeshjes: Ballkani pret Astanën në Prishtinë
Lexo po ashtu Dita e ndeshjes: Ballkani pret Astanën në Prishtinë

Edhe trajneri nga Shqipëria, Ilir Daja ka në mendje formacionin që do ta vendos në fushë për ndeshjen e sotme.

Telegrafi mëson se Daja do t’i qëndroj besnik rreshtimit të tij të preferuar “4-3-3” dhe lojtarëve të deritashëm.

Portieri Enea Koliçi dhe mbrojtja me Armend Thaqin, Lumbardh Dellovën, Bajram Jashanicën dhe Lorenc Trashin mbetet ajo e përhershmja.

Edhe sulmi me Nazmi Gripshin, Almir Kryeziun dhe Albin Berishën mbetet ai që ka zhvilluar shumicën e ndeshjeve.

Vetëm një vend ishte në balotazh mes Vesel Limaj, Walid Hamidi dhe Bleart Tolaj, por Daja duket se preferon të parin në mesfushë përkrah dyshes Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba.

Ballkani (4-3-3): Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Zyba, Kuc, Limaj; Gripshi, Berisha, Kryeziu;

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori