Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, deputetin Kristo Enn Vaga, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin midis dy shteteve dhe parlamenteve respektive, si dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij në fusha të interesit të përbashkët.
Pasi i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet midis Kosovës dhe Estonisë, kreu i Kuvendit falënderoi deputetin Kristo Enn Vaga për mbështetjen koherente të shtetit të tij për Kosovën në forume dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Konjufca potencoi rrugën e Estonisë në procesin e integrimit euro-atlantik dhe shërbimet e avancuara në lëmin e teknologjisë informative, duke i vlerësuar si përvoja të vlefshme për Kosovën në proceset integruese e zhvillimore të saj.
Ndërsa, kryetari i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, Kristo Enn Vaga konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se funksionalizimi i grupeve të miqësisë në të dyja parlamentet do t’i japë një shtysë të rëndësishme forcimit të këtyre marrëdhënieve e të miqësisë midis dy shteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare