LAJMI I FUNDIT:

Nuk është në planet e Guardiolës, Bayerni tenton transferimin e yllit të Cityt

Nuk është në planet e Guardiolës, Bayerni tenton transferimin e yllit të Cityt

Manchester City ka shpenzuar 49 milionë euro verën e vitit të kaluar për transferimin e Kalvin Phillips.

Por mesfushori anglez ka rezultuar një dështim në Etihad, pasi nuk ka arritur të lë gjurmë.


Mesfushori defensivë nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe largimi i tij nga City gjatë afatit kalimtar të janarit është i pashmangshëm.

Gjiganti italian interesohet për transferimin e mesfushorit Kalvin Phillips
Lexo po ashtu Gjiganti italian interesohet për transferimin e mesfushorit Kalvin Phillips

27-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje në të gjitha garat ku ka në total vetëm 167 minuta lojë të luajtura.

Bayern Munich është duke u interesuar për transferimin e Phillips në Allianz Arena me trajnerin Thomas Tuchel që e pëlqen jashtëzakonisht shumë anglezin dhe e kishte kërkuar edhe sa ishte pjesë e Chelseat.

Pesë skuadra e duan transferimin e Phillips - lojtari jashtë planeve të Guardiolas
Lexo po ashtu Pesë skuadra e duan transferimin e Phillips - lojtari jashtë planeve të Guardiolas

Sport Bild ka raportuar se bavarezët do të bëjnë ofertë rreth 30 milionë euro për transferimin e Phillips në elitën e futbollit gjerman.

Gjithsesi bavarezët për të siguruar shërbimet e mesfushorit defensivë duhet ta mposhtin konkurrencën e gjigantit italian Juventus dhe atij anglez Liverpool. /Telegrafi/