Organizata ETEA është shprehur e shqetësuar pas raporteve mediatike mbi gjendjen e rëndë të objektit të gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.
“Për më gjatë se një vit, të tilla raporte përsëriten në mediat e Kosovës pothuajse çdo muaj dhe asnjë prej tyre nuk përbën informacion për angazhim të institucioneve krahas urgjencës për ndërhyrje që ka objekti në fjalë. Përkundrazi, raportet e mediave tregojnë se gjendja dukshëm po përkeqësohet dhe rrezikshmëria për nxënësit/et e kësaj shkolle po rritet me kalimin e kohës”, thuhet në reagim.
ETEA thotë se çdo fëmijë ka të drejtë të arsimohet në një mjedis të sigurt, të pastër dhe të favorshëm.
“Fatkeqësisht, kushtet në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” nuk plotësojnë as për së afërmi këto të drejta elementare”.
Organizata thotë se gjendja aktuale e këtij objekti, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për mirëqenien dhe jetën e mbi 1300 nxënësve
ETEA konsideron se kjo çështje përbën urgjencë nacionale.
“Si rrjedhojë e gjendjes kritike, ankesat e deritanishme të mësimdhënësve psikologëve dhe stafit administrativ të shkollës në fjalë, tani kanë shkuar një hap tutje ku ka filluar bojkoti i mësimit në shenj proteste”, vijon reagimi.
“Në vend të vlerësimit të gjendjes urgjente, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Ferizaj po kërcënon mësimdhënësit me përjashtim nga puna”.
Organizata ETEA shprehet e zhgënjyer dhe indinjuar me vendimin e DKA-së në Ferizaj.
“Në asnjë rrethanë nuk justifikohen masat diciplinore dhe ndëshkimore ndaj mësimdhënësve/eve që ngrisin zërin dhe/apo protestojnë për kushte më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies”.
“Në këtë kuadër, organizata ETEA inkurajon të gjithë mësimdhënësit/et, prindërit dhe kujdestarët/et ligjor/e të nxënësve/eve që vijojnë procesin mësimor në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” që të bashkohen dhe reagojnë për kushte më të mira mësimore. Njëherësh, duke pasur parasysh mospërfilljen e ankesave të deritanishme, komuniteti i shkollës në fjalë (palët e lartëcekura) inkurajohet që të aplikoj metoda të tjera për të kërkuar me çdo kusht vëmendjen dhe veprimet e menjëhershme institucionale. Pashmangshëm, këtu duhet të përfshihet edhe komuniteti (palët e lartëcekura) i shkollës së mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, duke qenë se, pavarësisht kushteve më të mira, fëmijët e tyre vijojnë mësimet në po të njëjtin objekt”, vijon reagimi.
Gjithsesi, ETEA konsideron se është tejet e rëndësishme dhe i bën thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe palëve tjera të komunitetit shkollor që në këtë mes të mos i përfshijnë dhe përdorin fëmijët, aq më pak të publikojnë bisedat dhe ankesat e tyre me identitet të pambrojtur në rrjete sociale.
Për fund, ETEA kërkon ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Ferizaj që, në vend se të angazhohet dhe të inicojë procedura ndëshkimore ndaj mësimdhënësve që protestojnë për kushte më të mira mësimore, energjinë e tillë ta kanalizojë në zgjidhjen e menjëhershme të problemit në fjalë.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) urgjentisht duhet që të lehtësojë të gjitha procedurat dhe të angazhohet aktivisht për ta mbështetur dhe shtyrë Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Ferizaj për zgjidhjen e këtij problemi, që në fakt, sipas organizatës ETEA, përben problem me relevancë nacionale. Këtu flitet për mirëqenien dhe jetën e mbi 1300 fëmijëve të Kosovës që jetojnë në Ferizaj”.
“Ditëve në vijim, organizata ETEA do ta vizitojë shkollën “Dr. Shaban Hashani” dhe “Elena Gjika” në Ferizaj dhe do të angazhohet në mobilizimin e burimeve përkatëse për të adresuar problemin në fjalë me qëllim kryesor përmirësimin e mjedisit mësimor dhe shmangien e kërcënimit që ky objekt shkakton ndaj mirëqenies dhe jetës së nxënësve ferizajas”, thuhet në reagim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit