LAJMI I FUNDIT:

Insigne kërkon rikthimin në Itali, dy skuadra të mëdha pas tij

Insigne kërkon rikthimin në Itali, dy skuadra të mëdha pas tij

Lorenzo Insigne mund të rikthehet në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar në Kaanada te skuadra Toronto FC.

Përkundër se është një nga futbollistët më të paguar në MLS, Insigne nuk ka arritur të lë gjurmë me skuadrën e tij të re në elitën e futbollit amerikan.


Toronto ka përfunduar në pozitën e fundit në Konferencën e Lindjes dhe Insigne po e mendon largimin së paku si huazim.

Kontrata e tij me Toronton skadon në verën e vitit 2026 dhe ai do ta respektoj atë, po dëshiron që të rikthehet në Serie A gjatë pauzës së kampionatit amerikan.

Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Lazio janë futur në garë për t’i fituar shërbimet e tij.

32-vjeçari po pret me padurim rikthimin në elitën e futbollit italian dhe i ka bërë të qartë agjentëve të tij që të vazhdojnë negociatat.

MLS publikon listën e përditësuar për pagat e lojtarëve për vitin 2023 – Messi më i paguari, Shaqiri i treti
Lexo po ashtu MLS publikon listën e përditësuar për pagat e lojtarëve për vitin 2023 – Messi më i paguari, Shaqiri i treti

Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një huazim, pasi Insigne fiton rreth tetë milionë euro te Toronto pagë vjetore të cilën asnjë skuadër italiane nuk është në gjendje ta paguaj.

32-vjeçari në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë me fanellën e Torontos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
Kalo në kategori