“Të jemi vetëm shqiptar”, është motoja e lëvizjes për braktisjen e fesë islame , e formuar dy ditë më parë në qytetin e Deçanit.
Kjo lëvizje është formuar rreth 70 persona nga gjitha vendet shqiptare e të mbledhur në Deçan për të thënë se “Feja e Shqiptarit është Shqipëria” dhe se mendojmë vetëm shqip.
Vesel Lekaj dhe Saim Tahiraj janë të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” të së hënës së 23 tetorit, është sqaruar ideja e themelimit të kësaj lëvizje nga persona të profileve të ndryshëm nga e gjithë Kosova.
Vesel Lekaj, ka njoftuar opinionin rreth deklaratës së kësaj lëvizje dhe që rreth 70 persona ishin pjesëmarrës në themelimit të kësaj lëvizje të premten e 20 tetorit.
“Në tubimin e së premtës, datë 21.10.2023, një grup qytetarësh në Deçan, ku morën bashkë mendimtarë nga trevat dhe qytetet e Kosovës. U deklaruan mbi ekstremizmin dhe dëmin që e shkaktojnë sidomos segmentet e ndryshme të fesë islame dhe ortodoksizmit serbë. Deklarimi unanimisht se nga sot e tutje nuk jemi muslimanë”. Ky është një reagim se nuk kemi forma të tjera se do ti kundërvihemi e do të ketë kështu..demonstratë..kundër tyre..”, revolta jonë ka qenë ne spo mundemi me bo diçka, e që nuk jemi më këtu”.
Këto prononcim ishin njëzëri, nga ky grup rreth 70 vet, dhe fillimisht ishte deklarim me emra personal”. “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, se mendojmë vetëm shqip, se në radhë të parë jemi shqiptarë, masanej mundemi me menu për forma të tjera.
“Pati mesazhe përkrahëse nga diaspora dhe vullnet për ta përkrahur nismën, për të kaluar katalocizëm direkt, në rrënjët e tyre të hershme dhe respektivisht në identitetin dhe kulturën evropiane”, ka shtuar Lekaj.
Sipas Lekaj, shoqëria kosovare është ngulfatur nga ekstremi islam dhe që sipas tij, duhet të largohen dhe “e keqja” të luftohen nga mendimet.
“Një e keqe që luftohet, një e keqe që luftohet me mendime, dhe kur e shohim se një shfaqje e ekstremit islam e ka ngulfat shoqërinë kosovare. E kemi konstatuar se ndërtohen xhamitë pa kritere, shkon tu e ngulfat shoqërinë”.
Ndryshe, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka reaguar ashpër ndaj “Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame”, duke e akuzuar për propagandë kundër fesë dhe nxitje të urrejtjes, duke theksuar se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë”.
“Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovës. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës”, kanë përfunduar reagimin e tyre LHK-së dega në Deçan.
Më tutje Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka thënë se tubimi është keqpërdorur.
“Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjalë është keqpërdorur nga organizatorët dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashmë ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimin ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashmë global” thuhet mes të tjerash në reagim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Siljanovska-Dir: Mbështesim anëtarësimin e Ukrainës në BE
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës
Deri të mërkurën reshje shiu, nga e enjtja nis përmirësimi i motit në Maqedoninë e Veriut
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit