LAJMI I FUNDIT:

Sot luhen gjashtë ndeshjet e xhiros së 11-të në Superligën e Maqedonisë

Sot luhen gjashtë ndeshjet e xhiros së 11-të në Superligën e Maqedonisë

Superliga e Maqedonisë së Veriut rikthehet sot me gjashtë ndeshje në program në kuadër të xhiros së 11-të.

Struga Trim Lum do të luajë në kryeqytet me Makedonija Gjorçe Petrovin, përderisa në Tetovë, Shkëndija do të pret Brera Strumicën. Para kësaj sfide nga tabori i ekipit tetovar, ka folur sulmuesi boshnjak, Almir Aganspahiç, i cili shpreson në fitore dhe tre pikë për Shkëndijën.


“Na vjen një ndeshje e rëndësishme. Kemi punuar mirë dhe mund të them se kemi analizuar kundërshtarin dhe jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Sigurisht shpresoj në më të mirën, fitore dhe tre pikë të reja” , ka thënë sulmuesi boshnjak, Almir Aganspahiç.

Ndërkohë FC Shkupi në këtë xhiro do të përballet me Bregallnicën dhe për shkak riparimit të fushës në Çair, ndeshjen do ta luaj në Kumanovë. Pikërisht portieri kumanovar dhe kapiteni i bardhebluve, Artan Iljazi ka ndarë pritshmëritë për duelin ndaj ekipit nga Shtipi.

“Jemi të përgatitur maksimalisht, i gjithë ekipi ndjehet mirë, andaj ne në vazhdimësi po punojmë jo vetëm për këtë ndeshje, por për secilën që na vjen. Nuk fshehim se synojmë titullin kampion dhe është normale që nuk do të jetë e lehtë asnjë ndeshje, pa marrë parasysh kundërshtarin. Këtë ndeshje edhe pse nuk do ta luajmë në stadiumin tonë, përsëri do ndjehemi si në shtëpinë tonë, pasi me ndihmën e “Shvercerave” gjithmonë e kemi më lehtë. Sigurisht se ju bëjë apel edhe vendasve të mi që të vijnë të na japin përkrahje, mua si kumanovar por edhe gjithë ekipit të Shkupit dhe të tregojmë se jemi një”, ka thënë Iljazi.

Kjo xhiro do të sjell edhe përballje shqiptare, me Gostivarin që takohet me Voska Sportin, përderisa në dy takimet tjera përballen Sileksi – Tikveshi dhe Rabotniçki – Vardari. Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot, nga ora 14:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori